Aktualitet

Shqiptarët e rikthyer? ISHP sqaron: Të gjithë në karantinë, fëmijë t janë në gjendje shumë të mirë (PYETJE-PËRGJIGJE)

Fico iu përgjigj shqetësimit për shqiptarët e riatdhesuar. Ajo u shpreh se rregulli vlen edhe për ta. Të gjithë duhet të jenë në karantinë.
Featured image of article: Shqiptarët e rikthyer? ISHP sqaron: Të gjithë në karantinë, fëmijë t janë në gjendje shumë të mirë (PYETJE-PËRGJIGJE) Albana Fico, drejtoresha e ISHP

TIRANE- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka dhënë informacion për disa çështje që shqetësojnë qytetarët. Në komunikimin e ndarë me pyetje të ngritura nga gazetarët, Fico iu përgjigj shqetësimit për shqiptarët e riatdhesuar. Ajo u shpreh se rregulli vlen edhe për ta. Të gjithë duhet të jenë në karantinë. Një lajm i mirë vjen për 4 fëmijët e infektuar deri më tani, të cilët konfirmohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

PYETJE-PERGJIGJE:

Ku do të qëndrojnë shqiptarët që riatdhesohen?
Të rikthyerit i janë nënshtruar të njëjtit protokoll, ku procedura kërkon karantimin të detyrueshëm. Këta persona monitorohen nga mjeku i familjes dhe epidemiologu, ndërokhë që strukturat e policisë bëjnë të sigurtë që nuk thyhen kushtet e vetëkarantimit. Në të gjitha ato raste kur mjeku konstaton problematika, vijohet me protokollet si në rastet e tjera.

Si është gjendja e fëmijëve me COVID?
Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë.

Cfarë ilaçesh po përdorni me të prekurit?
COVID vijon të mbetet një sfidë e komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Shumëçka është hedhur në tavolinë, po përgjegjesine e protokollove e mbajnë strukturat trajtuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa mjekë janë të prekur?
Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.

Spitali “Shefqet Ndroqi’, sa është stafi, numri respiratorëve?
Është një spital universitar, i cili ka gjithë kapacitetet, 190 shtretër, mjekë të aftë për t’iu përgjigjur kësaj sfide.

Situata me COVID-19 është alarmante në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 të infektuar dhe 11 viktima. 44 prej të infektuarve janë shëruar ndërsa 74 persona janë të shtruar tek Spitali Infektiv, COVID1. 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa vendi është në një izolim total, ku lëvizjet janë minimale.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment