Rajoni

Shqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: Me Minishengenin Ballkanik fiton Serbia

Pas Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi nuk e mbështesin nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për minishengenin Ballkanik.
Featured image of article: Shqiptarët e Malit të Zi kundër Ramës: Me Minishengenin Ballkanik fiton Serbia Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit
Përditësuar:

MALI I ZI- Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi kundërshtojnë nismën e Minishengenit Ballkanik të mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, pasi vlerësojnë se nisma i sjell përfitime direket vetëm Serbisë. Përfaqësuesi i komunës të Tuzit Nikoll Camaj, thotë se domosdoshmëri është forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve. Pas Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi nuk e mbështesin nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për minishengenin Ballkanik.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ndoshta shteti shqiptar për momentin sheh një interes, ne nuk e shohim atë interes. Përfaqësuesi i komunës shqiptare të Tuzit Nikoll Camaj thotë se më e domosdoshme do të kishte qenë të sigurohej një minishengen mes shqiptarëve dhe për këtë jep argumentet e tij.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Pra shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Malit të Zi të kenë një minishengen. Si një njohës i mirë i realitetit në ish Jugosllavi, ish deputeti i parlamentit të Malit të Zi thotë se Serbia është me e fortë se Shqipëria në aspektin ekonomik, prandaj fitimtare e drejtpërdrejtë është vetëm ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ne jemi të dobët dhe nuk besoj se ne mund të eksportojmë mallra si Shqipëri në Serbi as përgjysmë. Por zhgënjimin më të madh me këtë nisëm, Camaj e ka kur kthehet pas në të shkuarën dhe kujton ëndrrën e Serbisë për Durrësin.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ai që nuk di nga vjen nuk di nga shkon. Pashiçi që ka qenë strategu më i madhe në Serbinë e madhe, Durrësin e ka parë si një portë serbe. Minishengenin e quan vepër jo vetëm të Beogradit, por edhe Moskës zyrtare që fshihet nga pas, ndërsa mendon se për këtë nuk mund të vendosë një apo disa politikanë, por duhet pyetur me referendum populli shqiptar.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment