Diaspora

Shqiptarët e bllokuar mes Shqipërisë dhe Greqi, gazetari Robert Goro vë televizionin e tij në dispozicion: Kush ka mundësi t’i ndihmojë

Gazetari i njohur shqiptar që drejton në Athinë Televizionin online Tribuna Tv ka vendosur ta vërë median e tij në dispozicion të tyre. Me një status në Facebook, i fton të gjithë ata që kanë më shumë mundësi të lidhen me bashkatdhetarët në nevojë për t' i ndihmuar.
Featured image of article: Shqiptarët e bllokuar mes Shqipërisë dhe Greqi, gazetari Robert Goro vë televizionin e tij në dispozicion: Kush ka mundësi t’i ndihmojë Robert Goro
Përditësuar:

GREQI– Të gjendur përballë mbylljes së vendeve të punës, shumë shqiptarë ne Greqi janë në gjendje të vështirë. Një pjesë e tyre nuk mundet as të dalin nga shtëpia për shkak të mungesës së dokumenteve, nuk kthehen dot as në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufiirit. Gazetari i njohur shqiptar që drejton në Athinë Televizionin online Tribuna Tv ka vendosur ta vërë median e tij në dispozicion të tyre. Me një status në Facebook, i fton të gjithë ata që kanë më shumë mundësi të lidhen me bashkatdhetarët në nevojë për t’ i ndihmuar.

“Në këto kohë të vështira për gjithë njerëzimin, një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë në Greqi janë në një situatë tepër dëshpëruese.Shumë prej tyre janë viktima të papunësisë e të varfërisë, të tjerë, për shkak të mungesës së dokumentave, janë të detyruar të qëndrojnë mbyllur nga frika e policisë. Kanë familje, kanë fëmijë të vegjël për të ushqyer dhe nuk munden këto ditë t’iu sigurojnë as gjërat më elemntare. Të këpusin shpirtin mesazhet e tyre në adresë të TV Tribuna. I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në Greqi të tregojë atë frymë humanizmi që tregoi edhe me rastin e tërmetit të 26 nëntorit. Secili që dëshiron të ndihmojë, shoqatë apo biznesmen, mund të drejtohet te TV Tribuna për t’u informuar mbi identitetin dhe adresën e këtyre bashkëqytetarëve tanë që sot kanë më tepër se kurrë nevojë për ndihmë dhe solidaritet,“- shkruan Goro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit janë lejuar të futen në tokën shqiptare 133 shqiptarë, që ishin të bllokuar në pikat doganore, në Kapshticë dhe në Kakavijë. Mësohet se  33 qytetarë janë lejuar që të futen në atdhe nga pika doganore e Kakavijës dhe 100 të tjerë nga pika doganore e Kapshticës, pasi kanë marrë një autorizim nga ambasada shqiptare në Athinë. Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera. Në pikat doganore lejohen të kalojnë vetëm kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mjete spitalore. Qeveria për pak ditë nisi edhe procesin e riatdhesimit, ku sipas Ramës me avionin “Lasgushi” u riatdhesuan shqiptarët që kishin ngelur nëpër hotele jashtë vendit dhe studentët në pikë të hallit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment