Politike

‘Shqiptarët do votojnë me shpata’/ Deklarata e Metës ‘trazon’ Braçen: President, pse? Prej 2 vitesh predikon dhunë. I kthehet Blushi: Hiq dorë nga këto mistrecllëqe!

  • ZHVILLIME/ 63 DITË para zgjedhjeve, ndizet fushata! Vizitat e Metës në Vlorë ‘bezdisin’ Ramën
  • Vazhdon përplasja Kryeministri-Presidencë! Erion Braçe i ka drejtuar disa pyetje Metës, duke shpërndarë edhe lajmet e mediave që pasqyruan deklaratën e tij. Përgjigjia nuk i erdhi nga Meta por nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili i ka kërkuar që të mos thumbojë për t’u bëjë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht.
    Featured image of article: ‘Shqiptarët do votojnë me shpata’/ Deklarata e Metës ‘trazon’ Braçen: President, pse? Prej 2 vitesh predikon dhunë. I kthehet Blushi: Hiq dorë nga këto mistrecllëqe! Erion Braçe dhe Tedi Blushi

    TIRANË– Deklarata e presidentit Ilir Meta nga Vlora për pjesëmarrjen në zgjedhjet kanë ndezur përplasjet mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe zëdhënësit të kreut të shtetit, Tedi Blushi. Teksa po zhvillonte një konferencë për shtyp në Vlorë, Meta u pyet nga gazetarët për qëndrimin e tij lidhur me skadencën e kartave të identifikimit gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

    Kreu i shtetit me humor shtoi se qytetarët do të votonin edhe me shpata, fjali që ka ndezur reagime nga kampi i socialistëve. Braçe i ka drejtuar disa pyetje Metës, duke shpërndarë edhe lajmet e mediave që pasqyruan deklaratën e tij.

    “President, pse duhet të votojmë me shpata?! Na u bë një jetë që votojmë me letër e laps, pse këtë herë duhet të votojmë me shpata?! Pastaj ku votojnë me shpata sot?,”-shkruan Braçe.

    Përgjigjia nuk i erdhi nga Meta por nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili i ka kërkuar që të mos thumbojë për t’u bëjë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht. Po ashtu i ka kërkuar që t’u bëjë thirrje ish-kolegëve gazetarë që të mos fabrikojnë lajme të rreme, duke iu referuar rastit ku pretendohej se Meta zhvillonte takime të fshehta në Vlorë.

    “Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije! Boll më me këto marifete të dala boje! Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime! Mos u trembni nga vota e shqiptarëve! Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID! Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar! Dhe si ish gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh! Në pritje të reflektimit tënd Erion!,”-shkruan Blushi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por Braçe nuk ka mbetur në heshtje duke kërkuar sërish përgjigje, duke e akuzuar kreun e shtetit për nxitje të dhunës. 

    “Ja katandia! Ne vend qe te spjegoj se si votohet me shpata diten e zgjedhjeve; presidenti i republikes merret me mua, fyen, ofendon, urdheron, shpif! Po te pyes edhe nje here president: si votohet me shpata?! Afermendsh qe nuk besoj se balkanëeb, neës24, genjen mbi deklaraten tende. Sepse u bene dy vite plot qe, presidenti i republikes ka vec dhunen ne mendje e dhunen predikon; kjo eshte e papranueshme! Nje pale zgjedhje i shkaterrove, i dogje, i pervelove ne zjarr e flake si kurre ndonjehere ndokush me pare; keto te tjerat po kerkon me ngulm ti njesosh me dhunen mbi te ndryshmin por me shume, mbi cilindo qe do te zgjedhe me vote lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunes neper kembe mu sic kushtetuta thote. As ta ka kush per borxh e as ka nerva me kush te degjoj cdo dite thirrjet e tua per dhune, dhune per cdo gje-pjese e filozofise fashiste qe nuk njeh voten por e sjell ate si farse, ne funksion te nje verdikti te dhunshem pertej votes, kurre popullor, madje kunder popullit! E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve qe nuk mendojne si ju! Nuk eshte faji i tyre qe presidenti i republikes flet me shpata ne goje! Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballe!,”-iu kundërpërgjigj Rama.

    Mesa duket përplasjen që ka nisur që në mëngjes mes Metës dhe Ramës, e kanë vijuar dy prej personave më të besuar të tyre.

    (k.m/dosja.al)

    Një Koment në “‘Shqiptarët do votojnë me shpata’/ Deklarata e Metës ‘trazon’ Braçen: President, pse? Prej 2 vitesh predikon dhunë. I kthehet Blushi: Hiq dorë nga këto mistrecllëqe!

    1. Mjau, fshihu se erdhi macja. Ato firmat per qe ke hedhur per PPPte i mban mend? Do te te dergojne prapa hekurave

    Shto Koment