Politike

“Shqiptarët do të mbeten pa rroga”, Kryemadhi nuk i ndal batutat: Fevziu dhe Ditmiri nuk kanë as flokë

Kryemadhi ka deklaruar se shumë shpejt shqiptarët do të mbeten pa rroga.
Featured image of article: “Shqiptarët do të mbeten pa rroga”, Kryemadhi nuk i ndal batutat: Fevziu dhe Ditmiri nuk kanë as flokë Monika Kryemadhi dhe Blendi Fevziu

Tiranë- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mendon se mos hapja e negociatave është vetëm për faj të qeverisë. Sipas saj opozita prej kohësh ka kërkuar një pakt kombëtar për integrimin, por kjo nuk është dëgjuar nga qeveria.

“Pakti kombëtar është shumë i thjeshtë. Ne si LSI por edhe zoti Basha, është diskutuar dhe me ndërkombëtarët. E vetmja negociatë që kërkohej ishte krijimi i një qeverie teknike. Të bënim atë që bëri Kroacia para disa viteve. Pakti kombëtar është dhe miratimi i reformës në drejtësi. Çfarë ndodhi, nuk e donin, donin ta grabisnin reformën në drejtësi dhe tani e kanë mbi hanxhar mbi kokë. Edhe ndërkombëtarët, Lu dhe Vlahutin… Ku janë ata të dy sot? Ne jemi këtu dhe po kapemi për flokësh edhe pse ti dhe Ditmiri s’kemi flokë”, tha Monika Kryermadhi.

Sipas saj kushti i vetëm që i kishte vendosur Franca, Shqipërisë ishte numri i azilkërkuesve, por sipas saj qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

Zonja Kryemadhi po ashtu paralajmëroi se shqiptarët do të mbeten pa rroga.

“Kolapsin ekonomik që do t’ju ndodhi shumë shpejt shqiptarëve. Ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione. Fshehja e transparencës së Ministrisë së Financave për thesarin është një krim tjetër… Po po pa rroga do mbeten shqiptarët…”

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment