
ATHINË– Mediat greke kanë publikuar pamje të tjera, të panxjerra më parë nga masakra në Athinë, ku humbi jetën 54-vjeçari shqiptar Edmond Llangozi dhe u plagosën rëndë dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi.
Në videon e publikuar nga “MEGA”, shfaet shqiptari i vrarë dhe e shoqja që qan pranë tij, ndërkohë që dëgjohet vetëm fjala: shqiptar, shqiptar! Siç shkruhet në artikullin e medias greke, videoja është bërë pak pasi policia kishte mbërritur në vendin e masakrës.
PO SI KA NISUR GJITHÇKA?
Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm.
Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave. Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që e plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.
(k.m/dosja.al)