LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat”, Henze: Kina, Turqia dhe Rusia e mbajnë larg BE-së

6 Maj 2019, 09:58 Nga DOSJA
“Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat”, Henze:

TIRANË– Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze, ka momentuar situatën aktuale politike në SHqipëri, në një kohë kur pritet vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Henze shprehet se mbështet idenë e kryeopozitarit Lulzim Basha, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndër të tjera Henze thekson se gjatë 5 viteve qeverisje, kryeministri Edi Rama ka rritur korrupsionin në nivele të frikshme dhe është shtuar numri i të rinjve që largohen nga vendi.

Më tej këshilltari i CDU-së theksoi se ndikimi i Kinës, Rusisë dhe Turqisë, po e mban Shqipërinë sa më larg Europës.

Pjesë nga intervista

Si i shikoni zhvillimet e fundit në rajon dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor?

Në muajt e fundit, konfliktet politike në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri janë bërë më akute. Aktorët politikë po flasin përsëri për një lëvizje etno-nacionaliste në Shqipëri, duke tentuar të bëjnë presion ose “kërcënuar” Europën, që është totalisht e gabuar. Kryeministrin Edi Rama – i mbështetur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – ka artikuluar disa herë tezën e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që është një non sens, pasi e ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë duhet dhe është Europa. Mund të them që janë dy arsye përgjegjëse për këto zhvillime shqetësuese: një, është faktori i brendshëm dhe, dy, i politikës së jashtme. Faktori i brendshëm në Shqipëri është se qeveria dëshiron të shkëpusë vëmendjen nga problemet e shumta dhe shqetësuese politike të vendit.

Sipas jush, cilat janë këto problematika shqetësuese?

Me lejoni të them diçka. Në Shqipëri, sipas të gjitha vlerësimeve të brendshme e të jashtme, në 5 vitet e fundit qeveria e kryesuar nga zoti Rama nuk ka arritur të sjellë një zhvillimin politik dhe ligjor në Shqipëri. Përkundrazi, korrupsioni në nivele të frikshme, kriminaliteti, varfëria, shkalla e lartë e papunësisë, eksodi masiv i të rinjve nga Shqipëria, borxhi i lartë publik, projekte të papranueshme dhe qartësisht korruptive të PPP-ve, bëjnë të qartë se në 5 vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa pas. Raporti i publikuar kohët e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi korrupsionin dhe trafikimin e drogës është shumë i qartë dhe është jo vetëm një kambanë alarmi, por një realitet tashmë.

Në situatën aktuale ku është Shqipëria, a po funksionin sistemi demokratik?

Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është sistemi ligjor, që është jofunksional, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë më shumë se një vit që nuk funksionojnë, pra, një kontroll i vendimeve të qeverisë dhe Parlamentit nuk mund të kryhet, opozita nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar veprimet e qeverisë e të Parlamentit, apo vendime antikushtetuese, nuk ekziston asnjë mënyrë për të apeluar ose kërkuar të drejtën kushtetuese dhe kjo është tragjike. Edhe në qoftë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të bëhet aktive përsëri, aktualisht janë rreth 40,000 raste të pazgjidhura të mbledhura në kohë. Ky grumbullim i rasteve është i mjaftueshëm për të neutralizuar në vitet e ardhshme veprimtarinë e gjyqësorit shqiptar. Ekzekutivi është i korruptuar, sipas opinionit ndërkombëtar dhe jo vetëm. Shkeljet e mundshme të Kushtetutës shqiptare nga qeveria shqiptare nuk mund të korrigjohen nga asnjë gjykatë, një situatë e papranueshme për një vend demokratike. Ndarja e pushteteve, një nga parimet bazë të demokracisë, është jofunksionale. Kjo nuk i përmbush standardet minimale për një sistem demokratik. Në këtë drejtim, mund të thuhet me bindje se Shqipëria nuk ka një demokraci parlamentare funksionale.

A ndikon kjo në procesin integrues të Shqipërisë dhe në zhvillimin ekonomik?

Për fat të keq, mund të thuhet se mungon mbizotërimi i ligjit. Si mund të zhvillohen aktualisht zgjedhje demokratike në një sistem parlamentar jofunksional. Prandaj, në këto kushte, nuk kanë se si të hapen negociatat e pranimit me BE. Për shkak të kësaj situate, dhe investitorët e huaj hezitojnë dhe nuk pranojnë të vijnë në Shqipëri, kjo është e kuptueshme, e kjo çon në një përfshirje më të madhe të investitorëve nga vendet jodemokratike, të tilla si Kina, Turqia dhe Rusia, të cilat, në fund të fundit, vetëm sa e shkëpusin dhe e largojnë më shumë Shqipërinë nga Europa.

Ju përmendët vende si Kina dhe Rusia. Çfarë pasojash mund të ketë rritja e ndikimit të tyre në Shqipëri?

Vende si Rusia dhe Kina po përpiqen të shtojnë ndikimin e tyre në Ballkan. Për rusët, Ballkani është interesant për të arritur të destabilizojnë kufirin e BE-së. Ata përpiqen, si në Ukrainë apo Gjeorgji, që të zgjerojnë sferën e tyre të influencës edhe më shumë. Dhe këtu, sigurisht, Serbia ka një rol kyç. Për kinezët, Ballkani është interesant për arsye ekonomike. Ata duan të çojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një “kurth borxhi”, nga i cili nuk arrihet të dilet nëse bie brenda. Kina dëshiron të krijojë ndikim politik në Europë. Marrëveshjet që qeveria socialiste e Ramës ka kryer me Republikën Popullore Komuniste, si në PPP, burimet natyrore, rrugë, aeroport, IT rrjet, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës strategjike, janë për BE-në dhe SHBA-të diçka shumë delikate dhe problematike, të cilat padyshim kanë dhe koston e tyre në raport me BE-në dhe SHBA-të.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hemze per negictatat keshilltari i cdu lulzim basha martin hemze edi rama hemze per negictatat keshilltari i cdu lulzim basha martin hemze

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni