Rajoni

“Shqipëria tregoi se ka zemër të madhe”, Luigi Di Maio: Di vetëm të them një gjë. Ne nuk do të ju lëmë kurrë vetëm

Di Maio ka falenderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për këtë ndihmë nga Shqipëria dhe shprehet se Italia nuk do ti lërë kurrë vetëm.
Featured image of article: “Shqipëria tregoi se ka zemër të madhe”, Luigi Di Maio: Di vetëm të them një gjë. Ne nuk do të ju lëmë kurrë vetëm Mjekët shqiptarë pas mbërritjes në Itali

ITALI- Ministri i Jashtëmi i Italisë, Luigi Di Maio ka reaguar sërish pas dërgimit të 30 mjekëve nga Shqipëria në Itali. Di Maio shkruan se Shqipëria tregoi se ka zemër të madhe me solidaritetin që tregoi për popullin e Italisë. Më tej në mesazhin e tij ai ka falenderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për këtë ndihmë nga Shqipëria dhe shprehet se Italia nuk do ti lërë kurrë vetëm.

Solidariteti me Italinë nuk ka kufij dhe Shqipëria ka treguar sot se ka një zemër të madhe. Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh ka mbërritur në aeroportin e Fiumicinos të cilët do të shkojnë në Lombardi nesër, në zemër të kësaj emergjence për të mbështetur mjekët tanë, infermierët tanë dhe punonjësit tanë të shëndetësisë. Pak përforcim për të mbështetur gratë dhe burrat tanë në këtë llogore prej disa javësh.

Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama, qeverinë dhe gjithë popullin shqiptar për mbështetjen e tyre përkundër urgjencës që preku edhe ata. Për qytetarët italianë, për ata që janë duke punuar dhe që po përballen me këtë emergjencë në terren, unë di vetëm të them një gjë: Ne nuk do të ju lëmë vetëm. Kurrë!”, shkruan Ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka nisur sot 30 mjekë drejt Italisë, për të qenë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19. Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe ekperiencën. Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment