Sport

Shqipëria rrezikon të shkojë drejt një viti pa futboll, Liga Profesioniste nuk tërhiqet: Bojkot futbollit deri në plotësimin e kërkesave

Në takimin që pritet të mbahet brenda 10 ditëve të ardhshme, qeveria do të përfaqësohet nga Fidel Ylli, ndërsa grupi i punës së Ligës Profesioniste do të jetë i formuar nga presidenti Apolonisë, Koço Kokëdhima, ai i Tiranës, Refik Halili dhe i Partizanit, Gazmend Demi
Featured image of article: Shqipëria rrezikon të shkojë drejt një viti pa futboll, Liga Profesioniste nuk tërhiqet: Bojkot futbollit deri në plotësimin e kërkesave Liga Profesioniste

TIRANË– Liga Profesioniste nuk tërhiqet, premton bojkot deri në plotësimin e kërkesave. Presidentët e skuadrave u mblodhën këtë të shtunë me anëtarin e qeverisë që përfaqësohet nga Fidel Ylli,por edhe kjo mbledhje nuk shkoi ashtu siç duhet pasi sips presidentëve loja nuk do të nisë deri në momentin që qeveria do të marrë përsipër katër kushtet e tyre, që mbeten të pandryshuara. Gjithsesi një dritë jeshile vjen nga tryeza e përbashkët që do të ngrihet me qeverinë, ku palët do të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje.

Në takimin që pritet të mbahet brenda 10 ditëve të ardhshme, qeveria do të përfaqësohet nga Fidel Ylli, ndërsa grupi i punës së Ligës Profesioniste do të jetë i formuar nga presidenti Apolonisë, Koço Kokëdhima, ai i Tiranës, Refik Halili dhe i Partizanit, Gazmend Demi.Presidenti i Apolonisë iu përgjigj në distancë dhe kryeministrit Rama lidhur me deklaratat e dhëna prej tij pak ditë më parë, se futbollistët në një lojë të paformalizuar, po trajtohen si skllevër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mbledhje e mbajtur në “Air Albania”, të gjithë presidentët vendosën me unanimitet që bojkoti të vazhdojë për një afat të pacaktuar, me futbollin në vend, që po vuan tashmë nga epidemia ligjore, e cila kërkon një zgjidhje tavoline.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment