Aktualitet

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako njofton konferencë në orën 15:00

Kreu i Emergjencave Civile, do të dalë sot në një konferencë për mediat në orën 15:00 për të folur në lidhje me situatën e zjarreve të qëllimshme në vendin tonë.
Featured image of article: Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako njofton konferencë në orën 15:00 Haki Çako

TIRANË -Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, do të dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 15:00. Çako do të flasë për situatën e zjarrvënieve të qëllimshme në vendin tonë.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja.

Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, pyllin e Semanit, si dhe në malin e Shëngjinit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment