Aktualitet

Shqipëria nën dridhjet e tokës, 12 tërmete të fuqishme gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë: 105 të plagosur

Nata ka qenë më e frikshme për të gjithë banorët të cilët kanë përjetuar tmerr pasi shumica kanë qenë në gjumë kur toka është dridhur sërish.
Featured image of article: Shqipëria nën dridhjet e tokës, 12 tërmete të fuqishme gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë: 105 të plagosur Të dhënat e tërmeteve

TIRANË- Vendi ynë prej pasdites së djeshme është përfshirë nga tërmetet, ku dëmet materiale kanë qenë të shumta dhe kanë lënë pas dhjetëra të plagosur. Tërmeti më i fortë ishtë i pari që ra rreth orës 4 pasdite, me magnitutë 5.8 ballë, por pas tij kanë vijuar dhe mbi 297 të tjerë, ku pjesa më e madhe me magnitutë shumë të vogël.

Nata ka qenë më e frikshme për të gjithë banorët të cilët kanë përjetuar tmerr pasi shumica kanë qenë në gjumë kur toka është dridhur sërish. Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, është shprehur sot se banorët kanë qenë në panik dhe një pjesë e tyre e kanë kaluar natën jashtë.

Ndërkohë nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë 105 persona të plagosur, nga të cilët 10 janë ende në spital. Po ashtu mësohet se është rritur dhe bilanci i banesave të dëmtuara, pasi sot mësohet se janë 108 të tilla që kanë pësuar çarje. 

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka angazhuar të gjitha strukturat e shtetit dhe sot do të mbledhë deputetë, ministrat, kryetarët e bashkive dhe prefektët për të analizuar situatën.  

Sipas IGJEUM dhe instituteve ndërkombëtare të sizmiologjisë, bëhet me dije se pas mesnatës dhe deri në mëngjes kanë rënë 12 tërmete mesatarë, ku më i forti ka qenë 4.8 ballë i shkallës rihtet që është nxjerrë pak minuta pasi kishte kaluar ora 12 e natës.

Po ashtu pas tij kanë rënë dhe shumë tërmete të tjerë me manginutë më të vogël, deri në 3.5 ballë, ku epiqendra ka qenë në Durrës dhe në detin Adriatik.

(A.B. Dosja.al)

  • 20:39

    Ministria e Arsimit nxjerr qarkoren, nxënësve do t’u shpjegohet ç’është tërmeti e si të ruhen prej tij

    Foto ilustruese

    Pas tërmetit të rënë në vend, shumë persona mbeten të lënduar për shkak të panikut të shkaktuar nga lëkundjet. Disa prej qytetarëve u hodhën nga ballkoni, ndërsa të tjerë nga nxitimi për të lënë banesën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për këtë arsye Ministria e Arsimit ka nxjerrë një  qarkore për informimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare. Sapo mësimi t’i rikthehet normalitetit, në orën e parë nxënësve do t’u shpjegohet se çfarë është tërmeti, pasojat dhe mënyrat se di duhet të ruhemi prej tij.

  • 20:39

    Ministrja Shahini mbyll shkollat në tre qarqe, shkak tërmeti

    Besa Shahini

    Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se dita e hënë do të jetë pushim në shkollat në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit. Në një konferencë për shtyp, Shahini shprehet se në total 98 shkolla kanë pësyar dëmtime dhe 2 të tjera janë në gjendje të pasigurt.

    Fjala e ministres Besa Shahini para mediave:

    Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.

    Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar. Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim
  • 16:22

    Xhaçka apel qytetarëve: Ndihmoni të prekurit, ja llogaria bankare

    Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka kërkuar solidarizimin e shqiptarëve me personat e prekur nga tërmeti. Me anë të një postimi në Facebook, Xhaçka shkruan se Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion edhe një numër llogarie bankare, paratë e së cilës do të shkojnë për të prekurit e tërmetit.

    Postimi i plotë:

  • 16:22

    Cakaj: Falenderojmë shtetet mike, fatmirësisht nuk ka asnjë jetë të humbur

    Gent Cakaj

    Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

    “Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!  Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur.” – shkruan Cakaj.

  • 9:25

    Dëmet e tërmetit, ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 105 të plagosur, 10 prej tyre ende në spital

     Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë sot informacione për gjendjen e të plagosurve pas lëkundjeve të forta të tërmetit. Me anë të një njoftimi zyrtar ministria bën me dije se në spitalet e Durrësit dhe Tiranës kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë.

    Mësohet se pjesa më e madhe e pacientëve kanë lëne spitalet dhe aktualisht janë 10 vetëm qytetarë që po mbahen në vëzhgim.

    Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spital

    NJOFTIMI I PLOTË

    10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

    Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

  • 9:17

    Sizmiologu Ormeni shpjegon situatën: Janë shënuar 297 goditje prej pasdites së djeshme, lëkundjet do vijojnë

    Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur sërish sot për tërmetet që kanë rëndë gjatë roëve të fundit në Shqipëri. Në një lidhje telefonikë nëNews 24, Ormëni është shprehur se gjatë gjithë natës kanë rënë tërmete me mangitutë të vogël dhe nuk janë shkaktuar dëme.

    Ai shtoi se prej pasdites së djeshme janë ndjerë 297 goditje dhe tërmetet prtiet të vijojnë me ditë dhe javë të tëra. Sizmiologu theksoi  se rreziku i tërmeteve ka kaluar, pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë.

    Rrapo Ormeni, sizmiolog

    Ishte një natë e qetë, apo problematike?

    Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

    E kemi kaluar rrezikun?

    Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.

    Sa kohë vazhdojnë këto pas-goditjet?

    Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar.

  • 9:03

    Paniku nga tërmetet, Prefektja e Tiranës: Qytetarët kaluan natën jashtë

    Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, deklaroi në një lidhje telefonike për “News24” se shumë qytetarë kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, në Tiranë, pas tërmetit të fortë 5.8 ballë dhe lëkundjeve të tjera, që vijuan gjatë gjithë natës.  Prefektja tha se gjithë strukturat e Emergjencave Civile, të policisë, zjarrfikëseve dhe njësive administrative kanë qenë në gatishmëri të plotë, gjatë gjithë natës, duke ngritur çadra në të gjitha zonat problematike të Tiranës.

    “Gjatë gjithë natës situata është ndjekur në çdo njësi që ka pasur probleme. Kanë qenë të gjithë anëtarët e Komisionit të Emergjencave, nga policia, njësitë administrative, në gatishmëri. Paniku ishte shumë i madh, ndaj ngritëm komisione, gjashtë qendra emergjence në zonat më problematike. Nga mesnata deri në orën 06:00 ka përfunduar ngritja e këtyre qendra. Njëra është te “Stadiumi Dinamo”, ku kemi vendosur çadra, një ambulancë, zjarrfikëset, njësia nr.5.

    Të njëjtën gjë kemi bërë në “Don Bosko”, kemi vendosur gjashtë çadra, ku kanë fjetur thuajse 75 familjarë. Kemi çadra në Kombinat, në Yzberisht dy çadra. Në orët e para të mëngjesit vendosëm çadra edhe te Liqeni i Thatë, në Bulevardin e Ri, pasi njerëzit i kishte kapur paniku”, tha Jahollari.a

  • 8:56

    Nuk gjen qetësia Shqipëria, tjetër lekundje e fuqishme trondit vendin

    Një tërmet tjetër me manginitutë 3.2 ballë është regjistuar pak minuta më parë me epiqendër qytetin e Durrësit.

    Sipas të dhënave, mësohet se thellësia e tërmetit është 32 kilometra dhe ka pasur një shtrirje të madhe, pasi lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë.

    Të dhënat për Tërmetin

    Ky është tërmeti i 11 që bie pas mesnatës, ku 4 të tillë kanë ndodhur vetëm në orët e para të mëngjesit.

Shto Koment