Aktualitet

Shqipëria në shtetrrethim/ Sot çdo aktivitet është i mbyllur, rrugët e kryeqytetit bosh, nga e hëna del për pazar vetëm një familjar (VD)

FOTO
Shqipëria në shtetrrethim. Deri në orën 05:00 askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Nesër hynë në fuqi rregulli i ri, një pjesat nga familja do të lejohet për të bërë pazar dhe duhet të lajmërojë autoritetet një ditë para.
Featured image of article: Shqipëria në shtetrrethim/ Sot çdo aktivitet është i mbyllur, rrugët e kryeqytetit bosh, nga e hëna del për pazar vetëm një familjar (VD) Foto nga Tirana

Tiranë- Shqipëria ndodhet në shtetrrethim. Që prej orës 13:00 të ditës së djeshme dhe deri të hënë në orën 05:00 të mëngjesit askush nuk lejohet të dalë nga banesat e tyre. Po kështu,  është mbyllur çdo lloj aktiviteti ekonomik, përfshi edhe supermarketet dhe farmacitë.

Nga dita e hënë, do të nisë një rregull i ri për të dalë nga shtëpia në orarin e lejuar, 05:00 – 13:00. Qytetarët duhet të njoftojnë një ditë para, nëse duan të lëvizin të nesërmen, në një afat kohor prej një ore në ditë. Lejohet për të bërë pazar vetëm një person nga familja. Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e hëna të gjithë ata që do të dalin për pazar pa autorizim do të ndëshkohen.

Por çfarë po ndodh sot në kryeqytet? Rrugët janë bosh, pa kalimtarë dhe mjete. Në rrugë ka vetëm makina policie dhe ushtrie. Qytetarët janë izoluar në banesat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Foto nga kryeqyteti:

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 persona të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

Shto Koment