Politike

Shqipëria në gjurmët e Italisë? Presidenti Meta: S’kemi mjekësi aq të zhvilluar por do ja dalim

I ftuar në emisionin "Pëballë", Meta tha se bashkëpunimi mes autoriteteved he qytetarëve do të shihet në orët dhe ditët në vijim.
Featured image of article: Shqipëria në gjurmët e Italisë? Presidenti Meta: S’kemi mjekësi aq të zhvilluar por do ja dalim
Përditësuar:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se Shqipëria nuk do të ndjekë gjurmët e Italisë në lidhje me situatën e shkaktuar nga Covid-19, vetëm nëse do të ketë një bashkëpunim të mirë. I ftuar në emisionin “Pëballë”, Meta tha se bashkëpunimi mes autoriteteved he qytetarëve do të shihet në orët dhe ditët në vijim.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbajtur sa më në kontroll këtë krizë. Kjo do të varet shumë nga përsosja e bashkëpunimit në orët dhe në ditët që vijnë midis gjithë autoriteteve dhe të gjithë qytetarëve. Bashkëpunimi edhe brenda vetë çdo komuniteti për të respektuar distancat sociale brenda dhe vetë familjes për të bërë përsëri të njëjtën gjë, pasi ne vërtet nuk kemi mjekësinë aq të zhvilluar sa Italia, por është e vërtetë gjithashtu që ne jemi një vend për sa i takon dimensioneve ku me një organizim më efikas, më të kontrolluar, më të disiplinuar, i kemi të gjitha mundësitë që ta mbajmë nën kontroll. Mos të harrojmë që Italia dhe Kina kanë marrëdhënie të tjera në kuptimin e intensitetit të shkëmbimeve njerëzore, të turizmit reciprok. Në rastin tonë ne kemi mundësitë që t’i monitorojmë më mirë të gjitha rastet, jo vetëm të personave të cilët sipas testeve rezultojnë pozitivë, por edhe të gjurmueshmërisë së kontakteve që ata kanë patur për të izoluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi,”– tha Meta.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment