Politike

Shqipëria në flakë/ Meta: Autoritetet të marrin menjëherë masa, të neutralizohet çdo vatër zjarri

Kreu i shtetit u bën thirrje autoriteteve që të marrin sa më shpejt masa për shuarjen e flakëve.
Featured image of article: Shqipëria në flakë/ Meta: Autoritetet të marrin menjëherë masa, të neutralizohet çdo vatër zjarri Ilir Meta dhe zjarret në vend

TIRANË- Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin menjëherë masa për zjarret në vend. Meta thekson autoritetet qendrore dhe vendore duhet të neutralizojnë çdo vatër zjarri.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”, shprehet ai

NJOFTIMI:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Prej 2 ditësh Shqipëria është në flakë. Zjarret në vendin tonë vazhdojnë që të shkrumbojnë sipërfaqe të tëra me pemë. Disa vatra zjarri janë ende aktive në Gramsh. Pyllin e Semanit dhe Rubik, ku nevojitet ndërhyrja e helikopterit.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment