Politike

Shqipëria mes vendeve që kërkojnë azil, Meta: Nuk e meriton këtë, mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë

Në një status në profilin e tij në Facebook, meta ka publikuar një grafikë ku shihet se Shqipëria renditet e katërta pas Sirisë, Afgansitanit dhe Irakut, përsa u përket aplikimeve për azilantët dhe shkruan se vendi ynë nuk e meriton këtë gjë. Sipas Presidentit, hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Featured image of article: Shqipëria mes vendeve që kërkojnë azil, Meta: Nuk e meriton këtë, mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta shkruan se Shqipëria nuk e meriton të renditet mes vendeve që kanë aplikimet më të larta për azil.

Në një status në profilin e tij në Facebook, meta ka publikuar një grafikë ku shihet se Shqipëria renditet e katërta pas Sirisë, Afgansitanit dhe Irakut, përsa u përket aplikimeve për azilantët dhe shkruan se vendi ynë nuk e meriton këtë gjë. Sipas Presidentit, hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!Mjaft me…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 23. September 2020

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane! Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi. Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër. Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”- shkruan Meta.

Sot Eurostat publikoi të dhënat. Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment