Aktualitet

Shqipëria i hap rrugë pranimit të vaksinave që nuk miratohen nga EMA dhe FDA

Më parë në Fletoren Zyrtare ky akt normativ nuk e lejonte vendin tonë që të pranonte vaksina nga vende të ndryshme pa marrë miratimin e Federatës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit si dhe të Agjencisë Evropiane të Barnave.      
Featured image of article: Shqipëria i hap rrugë pranimit të vaksinave që nuk miratohen nga EMA dhe FDA Foto Ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka hedhur ditën e sotme në Fletoren Zyrtare vendimin e ri për pranimin e vaksinave në vendin tonë. Në vendim shkruhet se në Shqipëri do të pranohen të gjitha vaksinat që do të miratohen nga enti-rregullatori i vendit që prodhohen vaksinat.

Më parë në Fletoren Zyrtare ky akt normativ nuk e lejonte vendin tonë që të pranonte vaksina nga vende të ndryshme pa marrë miratimin e Federatës Amerikane të Barnave dhe Ushqimit si dhe të Agjencisë Evropiane të Barnave.

Aprovimi i përdorimit të vaksinës në popullatë

Ishte

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aprovimi i përdorimit të vaksinës anti Covid-19 në popullatë bazohet në aprovimin e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara (FDA) të Amerikës dhe/ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian.

Bëhet

Aprovimi i përdorimit të vaksinës anti Covid-19 në popullatë bazohet në aprovimet e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian, të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19, si dhe vendeve të mbajtësit të autorizimit të tregtimit për vaksinat anticovid.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment