Sport

Shqipëria humb pas penalltive, Duro gabon dhe iu fal fitoren italianëve

Esposito shënoi një gol fantastik, por Bogdani na dha barazimin. Italianët, si gjithmonë, bëjnë protestë pas golit
Featured image of article: Shqipëria humb pas penalltive, Duro gabon dhe iu fal fitoren italianëve
Përditësuar:

TIRANË- Miqësorja e parë në “Air Albania Stadium”, Shqipëri-Itali, sapo u mbyll me triumfin e italianëve pas penalltive (3-2).

Fillimisht në avantazh qenë italianët me golin fantastik që shënoi Esposito me parabolë, por kuqezinjtë reaguan shpejt dhe arritën të barazonin 1-1. Për ne shënoi “bomberi” Bogdani, duke na rikthyer pas në kohë me golat e tij tipikë.

Italianët protestuan, gjë me të cilën jemi mësuar prej dekadash, por ndeshja shkoi në penallti, aty ku fituan miqtë 3-2. Për ne gaboi Duro.

SHQIPËRI-ITALI 1-1 (Bogdani 33′ / Esposito 9′)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Penalltitë: Skela (Gol), Duro (Jo Gol), Aliaj (Gol) /Carbone (Gol), Bonanni (Gol), Marcolin (Gol)

Në ‘Air Albania’ është luajtur sot turneu i bamirësisë, ku të ardhurat kanë shkuar për tërmetin e 26 nëntorit. Italia ka mundur të dalë fituese, duke fituar kundër Shqipërisë dhe Greqisë. Në fushë ishin disa nga lojtarët më të mirë të viteve të fundit të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment