Sport

Shqipëria humb arbitrin më të mirë në vend, udhëton 800 km për të punuar në Gjermani

"Nuk ka aviona apo trena. Do të kryej 2 teste, një këtu në Hamburg, një 2 ditë para rifillimit të kampionatit. Nuk do të ketë asnjë kontakt me njerëz të jashtëm"
Featured image of article: Shqipëria humb arbitrin më të mirë në vend, udhëton 800 km për të punuar në Gjermani Arbitri Cici

Me emigrimin që po shtohet muaj pas muaji, Shqipëria tashmë ka humbur edhe gjyqtarin më të mirë të basketbollit. Ai quhet Gentian Cici dhe është arbitër i FIBA-s.

Cici është zhvendosur drejt Gjermanisë dhe është pjesë e Bundesligë. Në një prononcim për “Fan Zone” në Supersport, ai tregoi se basketolli do të rifillojë në datën 6 qershor, teksa do të luhet vetëm në Mynih.

“9 muaj përpara vendosëm që të vinim në Gjermani, i bëra kërkesë federatës gjermane dhe jam pjesë e këtij kampionati dhe gjithashtu edhe arbitër i FIBA-s. Ambientohesh kollaj, problemi i vetëm është gjuha, por jam mirë. Futbolli ka filluar prej javësh. Basketbolli fillon zyrtarisht në 6 qershor në Gjermani. Do të jetë vendi i parë që do të rifillojë baskesketbollin. Kampionati do të luhet vetëm në një vend, vetëm në Mynih. Do të jem edhe unë për të arbitruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Gjermani masat janë shumë rigoroze. Unë duhet të udhëtoj rreth 800 kilometra me makinë. Nuk ka aviona apo trena. Do të kryej 2 teste, një këtu në Hamburg, një 2 ditë para rifillimit të kampionatit. Nuk do të ketë asnjë kontakt me njerëz të jashtëm.

Basketbolli është sport kontakti. Lojtarët do t’iu nënshtrohen të njëjtave procedurave. Nuk ke si e mbron lojtarin në basketboll pa pasur kontakt. Është e pamundur. Në zonën e fushës ka një perimetër sigurie. Nëse topi del jashtë 2 metër, ai do lihet dhe do merret një top tjetër i higjienizuar. Janë aq rigoroze masat sa është shumë e vështirë të ketë të infektuar. Kampionati nuk do të ndërpritet edhe nëse del ndonjë lojtar pozitiv”.

M.P. / Dosja.al (marrë nga Panorama)

Shto Koment