Ekonomi

Shqipëria, e para në Kosovë/ Partnerja kryesore në shkëmbimet tregtare, spostohet Serbia

Të dhënat e Doganës tregojnë se gjatë këtij viti Kosova ka eksportuar mallra në vlerë të 105 milionë eurove, që krahasuar me vlerën e vitit 2019, prej 65 milionë eurove, përbën një rritje prej 40 për qind.
Featured image of article: Shqipëria, e para në Kosovë/ Partnerja kryesore në shkëmbimet tregtare, spostohet Serbia Foto ilustruese

Shqipëria është bërë partnerja kryesore e Kosovës për shkëmbimet tregtare në vitin 2020, duke ia zërë vendin Serbisë.

Të dhënat e Doganës tregojnë se gjatë këtij viti Kosova ka eksportuar mallra në vlerë të 105 milionë eurove, që krahasuar me vlerën e vitit 2019, prej 65 milionë eurove, përbën një rritje prej 40 për qind.

Por, rritje nuk është parë në import. Importi nga Shqipëria ka rënë prej 13 për qind, nga 221 milionë euro sa ishin importuar mallra në vitin e kaluar në 190 milionë.

“Tregon që është bo partnere, dhe pak për Serbinë që ka ra importi i prodhimeve serbe.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mallrat që janë eksportuar në Shqipëri janë kombinim i produkteve finale me ato të papërpunuara.

Megjithëse Kosova hoqi masën 100 për qind e më pas edhe reciprocitetin ndaj prodhimeve serbe, importi i tyre u shtua por asnjëherë sikur në shifrat e mëparshme. Prodhimet serbe u zëvendësuan më prodhime të vendeve të tjera të rajonit dhe BE-së.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment