Rajoni

Shqipëria e Madhe/ Habit Daçiç: Është naivitet të besosh që mund të jenë dy shtete

Sipas Daçiç Shqipëria e Kosova mund të jenë një shtet, por pa përfshirë serbët.
Featured image of article: Shqipëria e Madhe/ Habit Daçiç: Është naivitet të besosh që mund të jenë dy shtete Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç

SERBI- Një deklaratë e papritura ka ardhur nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili shprehet se nuk duhet të kalohet në naivitet që të besohet se Kosova e Shqipëria do të jenë dy shtete.

“Në Prishtinë me qindra herë ka më shumë flamuj të Shqipërisë se sa të Kosovës. Edhe vetë liderëve të Kosovës nuk iu pëlqen flamuri. Mos të bëhemi naiv e të mendojmë se Kosova e Shqipëria do të jenë dy shtete”, është shprehur ai.

Sipas ministrit serb, shqiptarët nuk mund të jenë një popull që do t’i ketë dy shtete në Evropë.

“Të jemi realistë, ata që e duan Shqipërinë e Madhe le ta formojnë, por jo me serbët”, ka shtuar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke folur për marrëveshjen Prishtinë-Beograd, ai u shpreh se kushti i Kosovës që Serbia të njohë pavarësinë, e bënë shumë të vështirë arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Nëse dikush mendon se zgjidhja e problemit është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe jo që të krijohet një kompromis si në rastin e Athinës dhe Shkupit, atëherë është e vështirë që të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ai, shkruan B92.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment