Politike

Raporti i FMN-së/ Basha: Këmbanë alarmi, Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë

Basha është shprehurse, vendi ynë ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë dhe paketën më të ulët anti-Covid. Sipas Bashës, qeveria e vendit tonë i ka të gjitha mundësitë mundësitë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.
Featured image of article: Raporti i FMN-së/ Basha: Këmbanë alarmi, Shqipëria e fundit për shpenzimet për shëndetësinë Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka ngritur shqetësimin se Shqipëria është vendi që ka ndihmuar më pak përgjatë kohës së pandemisë në raport me vendet e rajonit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Basha është shprehurse, vendi ynë ka shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë dhe paketën më të ulët anti-Covid. Sipas Bashës, qeveria e vendit tonë i ka të gjitha mundësitë mundësitë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë, pra buxhetin më të ulët për shëndetësinë, paketën më të ulët të ndihmës për njerëzit dhe paketën më të ulët anti-COVID në rajon dhe në Europë. Këto janë gjetjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Për fat të keq konfirmoj gjithçka kemi thënë prej fillimit. Ky kryeministër dhe kjo qeveri kanë nxituar këto 6 muaj të bëjnë propaganë, kanë nxituar të japi miliona euro taksa të Shqiptarëve për një grusht njerëzish por nuk kanë bërë asgjë që duhet të bënin për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga pandemia, familjarëve dhe pacientëve të goditur në shëndetin e tyre nga pandemia familjarëve dhe biznesit dhe ekonomisë Shqiptare. Ky është konkluzioni. Me fjalë të tjera Shqipëria i ka pasur dhe i ka mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë edhe atyre që janë goditur në shëndetin e tyre dhe ekonomisë e cila po përjeton një krizë të dyfishtë, krizën e para pandemisë, se të themi të vërtetën ekonomia ishte në krizë para pandemisë dhe tani thellimin e kësaj krize. Shikoni, Maqedonia paketën e 4-të ekonomike, Kosova po bën pikërisht atë që sugjeruam në Shtator, 300 Euro për 3 muaj për punonjësit të cilët nuk arrijnë të marrin dot rrogën sepse kompanitë nuk arrijnë dot ti paguajnë. Është fiks ajo që kemi propozuar ne me paketën e Shtatorit. Të gjithë po bëjnë sa munden për të ndihmuar familjet në nevojë, për të ndihmuar biznesin, për të ndihmuar ekonominë. I vetmi që nuk e ka vënë ujin në zjarr është Edi Rama. Këtë tregon FMN-ja, është një tjetër këmbanë alarmi dhe është një tjetër tregues i falimentimit të plotë politik dhe moral të kësaj qeverie dhe i nevojës së ngutshme për rotacion politik.” – ka thënë Basha.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment