LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria drejt grushtit të shtetit, zgjedhje farsë dhe rreziku i mafias

14 Qershor 2019, 13:27 Nga DOSJA
Shqipëria drejt grushtit të shtetit, zgjedhje farsë dhe rreziku i

Shqipëria është një vend fqinjë e i lidhur me Italinë mes fijesh historike, ekonomike për mijëra vjet. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë karshi dramës që po e shkatërron këtë vend e po e çon drejt pragut të luftës civile.

Qeveria aktuale e Ramës u zgjodh më 2017 me një shumicë të brishtë dhe menjëherë krijoi në vend një klimë intimidimi, duke vepruar në limitet e ligjshmërisë kushtetuese e madje edhe përtej këtyre limiteve. Hetime të shumta kanë provuar bashkëpunimin e funksionarëve të lartë, madje edhe të anëtarëve të qeverisë, me kartelet e trafikut të drogës e të armëve. Shqipëria tani kërcënon të bëhet qendra e mafies ndërkombëtare në Mesdhe.

Përkeqësimi i situatës është sinjalizuar shpeshherë jo vetëm nga opozita e brendshme por edhe nga shtypi ndërkombëtar, pa asnjë rezultat. Gazeta gjermane Bild publikoi gjashtë biseda të regjistruara nga prokuroria shqiptare që provojnë bashkëpunimin e mafias në falsifikimin e zgjedhjeve 2017 me të cilat Rama erdhi (qëndroi) në pushtet.

Opozita, e cila pa kotësinë e veprimit parlamentar, në fund vendosi të tërhiqej nga parlamenti dhe i dha jetë një serie mbresëlënëse demonstratash masive (8 deri tani) të cilat nuk ia kanë dalë të shkundin vendosmërinë e qeverisë për të imponuar në vend një regjim autoritar. Sidomos nuk ia kanë dalë të shkaktojnë nisjen e ndonjë hetimi mbi lidhjet midis mafias e politikës në Shqipëri. Më 30 qershor janë planifikuar zgjedhjet lokale.

Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka vendosur bojkotimin, duke mos prezantuar kandidatë. Ajo thotë që nuk është e mundur të bësh fushatë zgjedhore nën këtë klimë intimidimi dhe që ekzistojnë prova që forcat qeveritare po përgatisin një mashtrim të madh zgjedhor.

Ka anomali evidente në procesin e regjistrimit të zgjedhësve dhe shumë nga kandidatët e Partisë Socialiste janë të lidhur me klanin Avdylaj, në veçanti kandidati për kryetar bashkie i Durrësit, qyteti i dytë më i madh i vendit. Qeveria nuk pranon dialogun me opozitën dhe refuzon të japë garanci mbi zhvillimin korrekt të zgjedhjeve. Në këtë situat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vendosi shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është mbrojtës i unitetit kombëtar dhe caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrë presidenciale. Në dekretin e pezullimit të zgjedhjeve, Ilir Meta thotë qartë që nuk ekzistojnë kushtet për konsultim zgjedhor.

Në gjysmat e komunave ka vetëm një kandidat. Në gjysmën tjetër kandidatët i përkasin një partie të vetme ose një koalicioni të vetëm zgjedhor. Është e qartë që kryebashkiakët e zgjedhur në këto kushte nuk mund të përfaqësojnë komunitetet e tyre dhe legjitimiteti i tyre nuk do të njihej nga një pjesë e madhe (ndoshta shumica) e të administruarve të tyre.

Presidenti ka të drejtën të marrë të gjitha iniciativat oportune për të siguruar rinisjen e dialogut dhe për të krijuar kushtet për përballje zgjedhore paqësore. Edi Rama, kreu i qeverisë, fyeu Kreun e Shtetit, tha që zgjedhjet do të bëhen dhe kanë nisur një proces në parlament për të shkuar në vënien nën akuzë të Presidentit të Republikës.

Në fakt, Kreu i Shtetit ka vënë në përdorim kompetencat që i jepen nga Kushtetuta e sidoqoftë Parlamenti nuk ka asnjë fuqi të vërë nën akuzë Kreun e Shtetit. Rama po lëviz qartësisht jashtë ligjshmërisë kushtetuese. Ky është një Grusht Shtetit. Italia duhet ta dënojë qartësisht sjelljen e qeverisë shqiptare.

Duhet ta bëjë për miqësi karshir popullit shqiptar, i cili, pas rënies së komunizimit, ka ngritur me mund një ekonomi funksionuese dhe shtet të drejte. Tani të gjitha këto përparime rrezikojnë të zhbëhen dhe rrezikojmë të rishohim një Shqipëri të rrënuar ekonomikisht dhe në duart e mafias. Duhet ta bëjë sepse po humbasim të gjitha avantazhet e fituar në zhvillimin ekonomik, në progresin civil e në rritjen kulturore përmes bashkëpunimit të ngushtë në këto vite.

Rrezikojmë të kthehemi në kohët kur Kanali i Otrantos ishte rruga e kontrabandës së armëve, e tregtisë së drogës dhe e trafikut të qenieve njerëzore. Duhet ta bëjmë sepse është në interesin e Shqipërisë dhe në interesin e Italisë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian, por kjo Shqipëri në Bashkimin Evropian nuk mund të hyjë dhe do të jetë, ashtu siç është tashmë në të vërtetë, një faktor konflikti e destabilizimi në gjithë Ballkanin. Italia mund të bëjë shumë nëse flet me zë të lartë e të qartë. I kërkojmë qeverisë sonë ta bëjë me bindje dhe energji.

Marrë nga Syri.net 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial rocco buttiglione situata politike ne shqiperi rocco buttiglione situata politike ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 13 Qershor 2019, 08:47

Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre

1.Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri.Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor. Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta.Nuk ...

Editorial 12 Qershor 2019, 20:05

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.Menjëherë ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni