Politike

Shqipëria dështoi me negociatat, Hahn: Ky është një zhgënjim ekstrem, BE nuk mbajti fjalën

Hahn ka deklaruar se ky është një zhgënjim ekstrem pasi BE nuk mbajti fjalën.
Featured image of article: Shqipëria dështoi me negociatat, Hahn: Ky është një zhgënjim ekstrem, BE nuk mbajti fjalën Johannes Hahn

Bruksel- Mbyllet kapitulli i negociatave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështojnë. Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe komisioneri Johannes Hahn. Ky i fundit është shprehur se ky  vendim është një zhgënjim ekstrem pasi BE nuk mbajti fjalën.

Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Hahn.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

J.V/Dosja.al

 

Shto Koment