Showbiz

“Shqipëri, ju dua shumë”, Eleni Foureira flet në shqip, ndez skenën e Festivalit të RTSH, performanca e zjarrtë e fierakes që bën namin në skenat botërore

Ndërkohë që pritet që të sonte të shpallet fituesja e këtij festivali që do ta çojë Shqipërinë në Eurovizion, Eleni ka çuar peshë e zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Featured image of article: “Shqipëri, ju dua shumë”, Eleni Foureira flet në shqip, ndez skenën e Festivalit të RTSH, performanca e zjarrtë e fierakes që bën namin në skenat botërore Eleni Foureira
Përditësuar:

TIRANË– Këngëtarja me origjinë nga qyteti i Fierit që ka thyer skenat botërore ka dhënë performancën e saj të parë në Shqipëri. Eleni Foureira ishte mbrëmjen e sotme e ftuar special në Festivalin e RTSh-së ku u ngjit të performojë para të gjithë pjesëmarrësve.

Ndërkohë që pritet që të sonte të shpallet fituesja e këtij festivali që do ta çojë Shqipërinë në Eurovizion, Eleni ka çuar peshë e zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Për më tepër, këngëtarja ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e saj dhe në momentin që u ngjit në skenë tha: Shqipëri, ju dua shumë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

  • 22:33

    “Do marr çiften do dal për gjah”, Eleni Foureira tregon me krenari orijginën dhe jetën në Greqi: Është vend i mrekullueshëm, gjyshërit i kam ende në Vlorë…

    Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka folur mbrëmjen e sotme për origjinën e saj shqiptare dhe për jetën në Greqi. E ftuara special e Festivalit të RTSh-së, pasi ndezi këngën me atmosferën e saj u ndal në skenë dhe foli shqip. Eleni tregoi për gjyshërit e saj, për jetën në Greqi dhe për faktin që j aka dalë mbanë të korrë sukses në mbarë botën duke pranuar me krenari që është shqiptare.“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Nënën dhe gjyshin i kam në Vlorë i dua shumë. Ju puth..!E di një këngë që është shumë e vjetër, kam lindur në Fier dhe jam rritur në Vlorë. Pastaj unë lëviza për në Greqi dhe jam e lumtur për këtë gjë sepse është një vend i mrekullueshëm. Di një këngë shqiptare,….atë….Do marr çiftenë do marr për gjah. Jaman shoko more jaman jaman. E di pak edhe atë nën një portokalle moj, por jo shumë mirë,”- tha ajo pasi këndoi. E pyetur se sa e vështirë ka qenë për të të spikasë në Greqi ajo tha se e ka pasur shumë të lehtë.  “Është e thjeshtë sepse Greqia është e bukur dhe grekët janë të dashur. Është një vend i mrekullueshëm dhe janë shumë ndihmues. Ata nuk të nxjerrin jashtë,”- tha Eleni. “Artistët dhe muzika është për të bashkuar vendet dhe jo për ti ndarë ato. Jam shumë krenare që jam shqiptare. Dhe jam shumë krenare që jam rritur në Greqi. Këngët këtu janë shumë të mira dhe vokalisht shumë të mira. Keni këngë të mira dhe një orkester fantastike. Shpresoj qe të fitojë një këngë e fuqishme sepse besoj se është koha qe Shqipëria të hyjë në top 5. Shqiptaret janë vajzat më të bukura dhe më të afta në botë. Unë hyj dhe shoh vajza shumë të bukura,”- tregon ajo më tej.

Shto Koment