AktualitetPolitikeRajoni

Shqipëri e Kosovë- të bashkuar në mjerimin e qytetarëve

Zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë kanë një të përbashkët e ajo është që duan të përzënë sa më shumë shqiptarë të rinj duke iu pamundësuar që të jetojnë në vendin e tyre, dhe kjo po ndodh.
Featured image of article: Shqipëri e Kosovë- të bashkuar në mjerimin e qytetarëve

Prijësit që po duan ta djegin mundësine e shekullit për të ngrohur vehten para oxhaqeve dhe shtëpite e tyre me salltanete të ndërtuara nga paraja publike.

Para pak ditë kam shkruar për shkallën e trishtimit kur mendoj se çka ndodh me një vajzë shqiptare që në shekullin 21, më 2019 shitet për 2000 euro në Shumadi. Vetëm paramendojeni se çka në fakt do të thotë paralelja hipotetike që një ish polic, paramilitar, apo ushtar që ka dhunuar femrat shqiptare në Kosovë para 20 vitev,e sot ose ai ose djali i tij mund të jetë burri i një vajze shqiptare nga Shqipëria për të cileë paguan si për një mall.

Nëse lidhja do të ishte rezultat i njohjes dhe lidhjes ndërmjet dy njerëzve ndoshta edhe do të kuptoja por nëse femra shitet për mall, nuk di kush tjetër duhet gjykuar e mallkuar përpos ata që po vazhdojnë të mbajnë shqiptarët si mall për shitje dhe ikje.

Më 2019 nuk mundem më pa menqurinë e asnjë lideri në Shqipëri që deri sot ka qenë në politike e aq me pak dredhitë dhe fjalorin e pistë të tyre në parlamentin e Shqipërisë, nuk mundem me pa asnjë fije shprese që këta që janë sot në pushtet e as ndrikullat e tyre nëpër media që filozofojnë pafund, heqen të menqur.

Kryeministrit Rama që po tentojë të na hedhë hi syve duke thënë se ai është i angazhuar të rehatojë Kosovën duke bërë ministra nga Kosova etj. Kjo nuk është ndihma e as përkrahja që Kosovës i duhet, as vizitat private e as ofendimi i Ramës duke zgjedhur njerëz si Batoni për me ofendu nivelin e gjithë shqiptarëve të Kosovës. Në fakt asnjë shqiptar nga Kosova nuk e do e as nuk e respekton Shqipërinë nëpërmjet Ramës e as Berishës e askujt tjetër.

Shqipëria dhe copëzat e saj janë shumë më shumë të shqiptarëve jashtë territorit ku Rama sot është kryeministër.

Sidomos Kosovës nuk i duhet ndihma e Ramës për ta ndarë veten, nuk i duhet drejtimi për kompromiset që gjymtojnë Kosovën dhe sikur në lëvizjet e palaqove na paraqitet Rusia si faktori kryesor në Ballkan dhe me SHBA luajne k… një grumbull njerëzish që zot e kanë paranë dhe mjet e kanë krimin për të bërë politikë.

Copëzat e Shqipërisë nuk janë në shitje as për 2 mijë euro e as për 2 mijë vjet. Askush nuk i ka dhëneë asnjë lideri mandat për projekte që tejkalojnë katër vite të mandatit.

Në anën tjetër pas një ngarendje të turpshme për fotografim me Vasfijen, pas një gërrdije që u shfaq duke dhënë dekorata e certifikata, 20 vite pas dhunimit e refuzimit për të përkrahur femrat e dhunuara gjatë luftës që sipas Shaip Mujës ato nuk janë viktima të luftës; serisë së vrasjeve, rrahjeve e poshtërimit, largimit nga banesat, vazhdimit të mosnjohjes së të drejtës së pronës për gruan, në Kosovën e udhëhequr prej burrave të fortë, para një vajze 16-vjeçare u dorëzua, u përplas si një mozaik i kalbur i gjithë sistemi prokurorial, policor, arsimor e shëndetësor.

Vrimat janë poroze të këtij sistemi të kapur e të mbuluara me injorancë, arrogancë papërgjegjësi, me fjalë koti e vetlëvdata, me vetdekorime e certifikatë, djallëzi e marrëzi, krim e paskrupllesi e papërgjegjshmëri.

Në Shqipëri, i gjithë shteti u dorëzua para Saimir Tahirit dhe ajo që përfaqëson ai, ndërsa në Kosovë i gjithë shteti po dorëzohet para krimit që ka vendosur normat më të ulëta të veprimit dhe ka ngritur papërgjegjësinë në nivelin më të lartë.

Zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë kanë një të përbashkët e ajo është që duan të përzënë sa më shumë shqiptarë të rinj duke iu pamundësuar që të jetojnë në vendin e tyre, dhe kjo po ndodh. Por tani politika që solli mjerimin edhe andej edhe këndej, tani, do që ky mjerim gjithashtu të përdoret për të krijuar kriza dhe jostabilitet që po të njëjtët të tregojnë se janë të vetmit që mund të kontrollojnë stabilitetin që ndërtohet në kurrizin e qytetarëve.

Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që janë ato, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, çdo qytetar duhet me kërku me i heqë këto fosile të kompleksuara që frikësohen para vehtes së tyre për atë që kanë bërë dhe tërbohen nga fakti që kanë përballë një popull që e kupton se iu ka ardhur fundi.

Shto Koment