Aktualitet

15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 2 personel shëndetësor, rritet numri i të shtruarve me COVID-19 tek Infektivi

VIDEO
  • 82-vjeçarja ndërroi jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’, vuante edhe nga COVID-19, nisin hetimet
  • 15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Nga 15 të infektuarit; 11 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe vetëm 1 në Kamëz. Dy prej të infektuarve janë edhe nga personeli shëndetësor.
    Featured image of article: 15 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 2 personel shëndetësor, rritet numri i të shtruarve me COVID-19 tek Infektivi Genta Qirjako, ISHP

    TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një kurbë me ulje dhe ngritje ne vend. Kur rastet po shkonin shumë pranë zerimit, të infektuarit u rritën sërish. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë, nga të cilët 15 prej tyre kanë rezultuar si pozitivë.

    Nga 15 të infektuarit; 11 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe vetëm 1 në Kamëz. Dy prej të infektuarve janë edhe nga personeli shëndetësor.

    Gjithashtu është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Ndërsa deri më tani vendi ynë numëron vetëm 33 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

    Njoftimi i Ministrisë:

    Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

    Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

    Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

    Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

    Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik, higjienën personale dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

    Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

    COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

    Testime totale                         16175

    Testime molekulare                14723

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Testime serologjike                 1452

    Raste pozitive                          1136

    Raste të shëruara                       872

    Raste Aktive                             232

    Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

    Tiranë           148

    Durrës           27

    Krujë             17

    Shkodër         10

    Kamëz            10

    Mat                8

    Lushnje           6

    Berat              2

    Fier                 2

    Korçë             1

    Librazhd          1

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment