BotaKuriozitete

Shqetësoi gjithë botën me to! Juncker zgjidh enigmën e dridhjeve misterioze të Angela Merkel

VIDEO
Në një dokumentar të RTL "Angela Merkel: Kursi, të fshehtat dhe e ardhmja", Juncker tregon tregon lidhur me të dridhurat që herë pas herë kanë pushtuar trupin e Merkel.
Featured image of article: Shqetësoi gjithë botën me to! Juncker zgjidh enigmën e dridhjeve misterioze të Angela Merkel Jean-Claude Juncker dhe Angela Merkel

GJERMANI– Ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur për kolegen e tij, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një dokumentar të RTL “Angela Merkel: Kursi, të fshehtat dhe e ardhmja”, Juncker tregon tregon lidhur me të dridhurat që herë pas herë kanë pushtuar trupin e Merkel.

“Kam frikë tani se kjo do të ndodhë përsëri dhe përsëri. Ishte shumë e turpshme për të që të ulej dhe të priste vizitorë nga vendet e huaja. Megjithatë, arsyeja kryesore nuk ishte psikologjike ose mendore, por më tepër një punë e fshehtë. Kjo grua ka punuar 17 dhe 18 orë në ditë , madje as burrat më me përvojë nuk mund ta durojnë atë,“-zbuloi ai. 

Çfarë do të kujtojë Juncker nga kancelarja Merkel? Ai u shpreh për dokumentarin: Ndonjëherë më ngushëllonte kur isha në prag të dëshpërimit. Më thoshte: Jean Claude, forca qëndron te qetësia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vitet e fundit, Merkel ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj, pasi shpesh i ndodhte që gjatë takimeve zytare të kishte të dridhura në trup, por që kurrë nuk u adresuan si ndonjë problem të rëndë shëndetësor. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Shto Koment