Aktualitet

Shqetësohen banorët e Laçit, bashkia nuk ka vendosur asnjë simbol për Fiter Bajramin

Bashkia e Kurbinit nuk ka marrë masa për dekorimin e qytetit me rastin e Fiter Bajramit.

Në qytetin e Laçit nuk ndjehet aspak atmosfera festive e Fiter Bajramit. “Dosja.al” raporton se në Laç nuk është vendosur asnjë simbol për festën, duke shqetësuar disa banorë të qytetit.

Edhe pse në ditën e sotme, myslimanët kremtojnë festë e Fiter Bajramit, qendra e Laçit dhe pjesa përreth është e padekoruar. Bashkia e Kurbinit nuk ka marrë asnjë iniciativë për të sjellë atmosferën festive në Laç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fiter Bajrami është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Etiketa:

Shto Koment