Bota

“Shqetësimi mund t’i çojë njerëzit në zemërim dhe urrejtje.” Një tjetër problem për Italinë, Renzi: Njerëzit do vdesin urie

Mëngjesin e sotëm Papa Françesku tha se problem tjetër që po përjeton Italia tani është edhe uria, pasitë qëndruarit  në shtëpi i ka shtyrë shumë njerëz të rendin nëpër supermarkete për të blerë ushqime.
Featured image of article: “Shqetësimi mund t’i çojë njerëzit në zemërim dhe urrejtje.” Një tjetër problem për Italinë, Renzi: Njerëzit do vdesin urie Foto ilustruese

ITALI– Izolimi për shumë kohë i Italisë ka bërë që shumë qytete të shqetësohen nga bllokimi në shtëpi, e rrjedhimisht ndodh ajo që të mos respektohet distanca sociale. Të paktën një metër distancë është e detyrueshme që njerëzit të mbajnë nga njëri-tjetri për të sulmuar COVID-19.

Ndërkohë për plotësimin dhe respektimin e duhur të masave autoritetet në jug të Italisë kanë vënë në dispozicion kontrollin e forcave të policisë, pranë supermarketeve aty ku mblidhen edhe më shumë njerëz për të blerë ushqime.

Mëngjesin e sotëm Papa Françesku tha se një problem tjetër që po përjeton Italia tani është edhe uria, pasi të qëndruarit  në shtëpi i ka shtyrë shumë njerëz të rendin nëpër supermarkete për të blerë ushqime.

 “Një mendim i veçantë shkon për familjet që vuajnë tashmë nga uria, një nga pasojat e pandemisë. Këto ditë, në disa pjesë të botës  janë evidentuar disa pasoja të pandemisë. Një nga këto është uria. Kemi filluar të shohin njerëz që janë të uritur sepse nuk mund të punojnë, sepse nuk kishin punë të përhershme.”- u shpreh Papa Françesku në meshën në Santa Marta.

Siç shkruajnë mediat e huaja pas koronavirusit në Itali është përhapur edhe zemërimi shoqëror, kjo si një pasojë e epidemisë.

“Tashmë ekziston një raport konfidencial i inteligjencës, i mbërritur në Palazzo Chigi, i cili sinjalizon një rrezik të mundshëm të revoltave dhe rebelimeve spontane ose të organizuara”.

Siç të gjithë lundrojnë në internet, përmes rrjeteve sociale është parë ditët e fundit një luftë e egër për të blerë ushqime, rafte të boshatisura, karroca të mbushura plot.  E nga ana tjetër ka pasur probleme në pikat turistike, tregjet, pasi këto të drejta të cënuara kanë shkaktuar tek qytetarët uri.

Para disa ditësh në Palermo u shënua një tentativë për vjedhjen e një supermarki, ku ndërhyu policia.

Pas kësaj ngjarje kryetari i Komunës së Palermos, Leoluca Orlando ka kërkuar më shumë të ardhura për mbijetesën e komunitetit që ai drejton, dhe është shprehur se sheh rrezikun që mafia të udhëheqë revoltën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jam pranë shumë njerëzve që po e përjetojnë këtë moment krize serioze me ankth por me dinjitet  një qytetar tha se parë një grup çakallësh dhe profesionistë trazirash që promovojnë veprime të dhunshme”.- tha ai.

Gjithashtu edhe  ish-kryeministri italian, Matteo Renzi është shprehur se nëse njerëzit do të jenë të detyruar të qëndrojnë edhe për shumë kohë të izoluar, do të  vdesin urie.

Ky virus do të na dëmtojë akoma. Jo me javë, me muaj dhe muaj. Vaksina nuk është gjetur por edhe nëse shkon mirë, do të përqafohemi brenda një viti, nëse shkon keq pas dy viteve. Të rihapemi. Sepse ne nuk mund të presim që gjithçka të kalojë. Sepse nëse qëndrojmë të mbyllur, njerëzit do të vdesin urie. Sepse do të ketë vetëm një rrugë: të jetosh me virusin për dy vjet.”- u shpreh Matteo Renzi në një intervistë për Avvenire.

Për çështjen e urisë ka folur edhe Ministri Giuseppe Provenzano i cili ka kërkuar nga kryeministri Conte të ndihmojë zonat që kanë buxhet më të ulët, duke thënë se ky shqetësim po prek pjesën më të madhe të territorit italian.

“Duhet të veprohet menjëherë sepse është në rrezik stabiliteti demokratik. Të ardhurat e shtetësisë duhet të zgjaten. Kam frikë se shqetësimet që po kalojnë në pjesë e madhe e popullatës për shëndetin, të ardhurat, të ardhmen me vazhdimin e krizës do të shndërrohen në zemërim dhe urrejtje. Ka zona të brishta sociale dhe territoriale të ekspozuara ndaj çdo aventure. Buxheti publik duhet të kujdeset për tërë strukturën shoqërore. Dhe duhet ta bëjë atë tani.”-është shprehur ministri.

Ndërkohë në Itali janë regjistruar deri më tani mbi 9 mijë viktima nga koronavirusi dhe janë  infektuar  86.498 persona të tjerë në të gjithë territorin e Italisë.

Burimi: quotidianoitalia

A.C/Dosja.al

Shto Koment