Bota

Shqetësim në Gjermani, pjesa më e madhe e njerëzve ngurojnë për të marrë vaksinën AstraZeneca

Sipas monitorimit të vetë agjencive qeveritare gjermane, vetëm 87,533 nga 736,800 doza të dorëzuara të vaksinës AstraZeneca ishin administruar deri të martën 16 shkurt.
Featured image of article: Shqetësim në Gjermani, pjesa më e madhe e njerëzve ngurojnë për të marrë vaksinën AstraZeneca Foto Ilustruese

GJERMANI– Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, ka thënë se ai do të ishte i lumtur të injektohet me vaksinën e sigurt dhe efektive AstraZeneca, pasi autoritetet në vend shprehën shqetësimin e tyre në rritje për ngurrimin e publikut gjerman për t’u imunizuar kundër Covid- 19 me vaksinën e kompanisë farmaceutike britanike-suedeze.

Sipasmonitorimit të vetë agjencive qeveritare gjermane, vetëm 87,533 nga 736,800 doza të dorëzuara të vaksinës AstraZeneca ishin administruar deri të martën 16 shkurt, shkruan The Guardian.

Në Berlin, ku senati i ka premtuar publikut lirinë për të zgjedhur midis vaksinave të ndryshme të disponueshme, media lokale raportoi se nga 30,000 doza të vaksinës të dorëzuar javën e kaluar, vetëm 990 ishin administruar deri më tani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të dhënat e paqëndrueshme britanike-suedeze nga provat e saj të hershme, si dhe disa raportime traportime të gabuara në mediat gjermane kanë krijuar një debat të dukshëm rreth efikasitetit relativisht të ulët të vaksinës AstraZeneca në Gjermani, ku autoritetet mjekësore fillimisht kanë lejuar vaksinën të përdoret vetëm në mesin e nën të 65-at.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment