Sport

“Shpresoj që Messi të mos jetë në formën më të mirë”, Pirlo e kërkon suksesin nga skuadra, por me sytë nga zoti

Në konferencën për shtyp, tekniku italian foli në lidhje me mungesat, ndërsa u ndal edhe te Lionel Messi
Featured image of article: “Shpresoj që Messi të mos jetë në formën më të mirë”, Pirlo e kërkon suksesin nga skuadra, por me sytë nga zoti Andrea Pirlo

ITALI- Juventus po përgatitet maksimalisht për ndeshjen kundër Barcelonës, edhe pse duhet thënë bardhezinjtë vijnë nga një moment jo i mirë dhe problemet e mëdha i ka në mbrojtje. Pa De Ligt, Chiellini e Alex Sandro, gjërat nuk janë aspak mirë për Pirlon, në kohën kur në stërvitjen e paradites së bardhezinjve, Leonardo Bonucci ka bërë stërvitje të diferencuar. Në konferencën për shtyp, tekniku italian foli në lidhje me këto mungesa, ndërsa u ndal edhe te Lionel Messi, tekniku italian i frikësohet argjentinasit dhe vetëm pret që argjentinasi të mos jetë në momentin më të mirë.

MUNGESAT– Chiellini nuk do të jetë për këtë ndeshje, kurse Bonuccin do të përpiqemi ta rikuperojmë. Sa i takon De Ligt, ende nuk kemi marrë ‘OK’-in nga stafi mjekësor. Do të luaj me katër mbrojtës nesër, pasi aq kam në dispozicion. Nesër do të shohim lojtarët që kemi në dispozicion, Barcelona është e fortë dhe ka kampionë të mëdhenj. Na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Lojtarët me siguri do të sakrifikojnë për ta bërë diçka të tillë. Nuk është një ndeshje vendimtare, por presim me padurim të jemi në gjendje të tregojmë vlerat tona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MESSI– Është akoma në top-formë. Jam përballur me të shumë herë si lojtar dhe këtë herë do të përballem si trajner. Këta lloj lojtarësh duhen trajtuar ndryshe, duke shpresuar se nuk do të jenë në një ditë të mirë”, u shpreh Pirlo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment