Sociale

Shpresë për trajtimin e formës më vdekjeprurëse të kancerit, shkencëtarët zbulojnë se kombinimi i ilaçeve mund të tkurr tumoret e pankreasit

Të dy llojet e ilaçeve, L-asparaginaza dhe MEK, janë tashmë të efektiv për trajtimin e pacientëve me lloje të ndryshme të  kancereve, siç është leucemia.
Featured image of article: Shpresë për trajtimin e formës më vdekjeprurëse të kancerit, shkencëtarët zbulojnë se kombinimi i ilaçeve mund të tkurr tumoret e pankreasit L-asparaginaza dhe MEK

TIRANË- Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi për mundësinë që do të kenë së shpejti të gjitha gratë për të shpëtuar nga kanceri i gjirit, por jo vetëm, edhe njerëzit e tjerë nga lloje të tjera të kancereve.

Të dy llojet e ilaçeve, L-asparaginaza dhe MEK, janë tashmë të efektiv për trajtimin e pacientëve me lloje të ndryshme të  kancereve, siç është leucemia.

Ekspertët shpresojnë që studimi i realizuar në laborator, do të lejojë që gjurmët e kombinimit mbi kancerin e pankreasit të gjurmohen më shpejt

Pankreasi është forma më vdekjeprurëse e kancerit. Shifrat sugjerojnë se pesë përqind e pacientëve do të mbijetojnë pesë vjet pasi të diagnostikohen.

Ajo godet 9,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe gati 57,000 në SHBA çdo vit. Është e vështirë për t’u trajtuar dhe normalisht nuk diagnostikohet derisa të avancohet.

Një e katërta e pacientëve me sëmundje vdesin brenda një muaji pasi të diagnostikohen, dhe tre të katërtat do të vdesin brenda një viti.

Ekipi i shkencëtarëve në Sanford Burnham Prebys Institute Discovery Medical, San Diego, tha që trajtimi për kancer pankreatik është pas formave të tjera të sëmundjes.

Autori i vjetër Dr Ze’ev Ronai tha: ‘Realiteti i trishtuar është aktualisht, terapia e kancerit të pankreasit po mbetet pasi nuk ka një trajtim efektiv për këto tumore. Studimi ynë identifikon një kombinim të mundshëm të trajtimit që menjëherë mund të testohet kundër këtyre tumoreve agresive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në eksperimentet e tyre, shkencëtarët përdorën L-asparaginazën në mënyrë që  tumoret e pankreasit të kërkonin një lëndë ushqyese kryesore, siç është asparagine.

Nga përfundimet e botuara në revistën Nature Cell Biology, zbuluan sesi tumoret tkurren kur përdornin laçet e kombinimit.

Dr.Ronai i tha për DailyMail: ‘Tumoret e pankreasit pothuajse u eliminuan’.

“Megjithëse ky ilaç ka treguar se përfiton pacientët me kushte të tjera, ai nuk mund të provojë të jetë efektiv tek pacientët me kancer e pankreasit.

Në fazat e hershme, kanceri i pankreasit rrallë shkakton simptoma. Kur shfaqen dhimbje në stomak, lëkurë dhe sy të verdhë apo humbje peshe, mund të jetë tepër vonë.

Nëse tumori është i madh ose është përhapur shumë, kurimi i kancerit është shumë më i vështirë. Kirurgjia  është mënyra e vetme e shërimit të sëmundjes, por nuk është e mundur në shumicën e rasteve.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment