Aktualitet

Shpresë për pacientët me Covid-19, epidemiologu shpjegon funksionet e heparinës: Jep rezultat edhe te rastet e rënda, por kujdes….ka një efekt anësor!

Në një intervistë me Skype, Alimehmeti u shpreh se një gjë e tillë është propozuar nga shoqata e trombozës, dhe mund të përdoret tek pacientët vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.
Featured image of article: Shpresë për pacientët me Covid-19, epidemiologu shpjegon funksionet e heparinës: Jep rezultat edhe te rastet e rënda, por kujdes….ka një efekt anësor! Ilir Alimehmeti
Përditësuar:

TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për preparatin mjaft të diskutuar së fundmi, heparinën që është aplikuar tek pacientët me koronavirus. Në një intervistë me Skype, në AbcNews Alimehmeti u shpreh se një gjë e tillë është propozuar nga shoqata e trombozës, dhe mund të përdoret tek pacientët vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.

Heparina nuk ndikon tek imuniteti. Shkaqet e vdekjes do i marrim vesh vetëm pasi të fillojnë autopsitë tek personat që kanë pësuar fatalitetin. Në këtë moment ne do zbulonim mekanizmin se si ky vepron duke shkaktuar një vdekje. Dhe këto nisën në Itali para pak javësh dhe 100 rastet e para treguan që shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishte një sëmundje që ne e quajmë kit. Pra formimi i trombeve nëpër enët e gjakut, të cilat ngecin në pulmon dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Si rrjedhim sado oksigjen që ne mund të jepnim përmes intubimit nuk kalonin dot në gjak, pikërisht se gjaku nuk shkon në pulmone. Gjithashtu këto trombe mund të shkojnë edhe në zemër, edhe në tru, si rredhim ky është shkak shumë i njohur i vdekjes”, tha ai.

Ai shpjegoi më tej se heparina po përdoret gjerësisht në botë, nga rastet më të moderuara deri tek ato më të rënda.

Po përdoret gjerësisht në botë, por po përdoret në rastet e moderuara deri të rënda. Është një mjekim që përdoret për shumë kohësh edhe në Shqipëri, mirëpo është parë pavarësisht se ka një efekt që është një reduktim me 32% të vdekshmërisë te pacientët rëndë, pra 1 në  nuk është pak, efekti më i madh edhe dhënë nga shoqata e trombozës është që duhet dhen te pacientët që në ditët e para, pa pritur që ata të jenë rëndë dhe për këtë ka nisur edhe studimi zyrtarisht dje në Itali,”- shtoi mjeku më tej.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegoi më tej se si funksionon nga ana klinike heparina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky preparat është përdorur edhe për komplikacione shumë më të lehta si varicet. Nuk është ndonjë preparat i tipit shumë i çuditshëm. Heparinën e kemi të pranishme, në spital. Por ky informacion ishte për personeli shëndetësor se nuk është ky një preparat në farmaci dhe ne shkojmë dhe e blejmë. Edhe shoqata ndërkombëtare që përmendën i drejtohet mjekëve. Janë ata në fund fare që do të marrin vendimin. Ky është një preparat që parandalon formimin e trombeve, por nga krahu tjetër ka një efekt anësor që duke holluar gjakun, mund të shkaktojë gjakrrjedhje. Pra është mjeku ai që e vendos për ta përdorur ose jo.

Heparina nuk ndikon tek imuniteti. Shkaqet e vdekjes do i marrim vesh vetëm pasi të fillojnë autopsitë tek personat që kanë pësuar fatalitetin. në këtë moment ne do zbulonim mekanizmin se si ky vepron duke shkaktuar një vdekje. Dhe këto nisën në Itali para pak javësh dhe 100 rastet e para treguan që shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishte një sëmundje që ne e quajmë kit. Pra formimi i trombeve nëpër enët e gjakut, të cilat ngecin në pulmon dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Si rrjedhim sado oksigjen që ne mund të jepnim përmes intubimit nuk kalonin dot në gjak, pikërisht se gjaku nuk shkon në pulmone. Gjithashtu këto trombe mund të shkojnë edhe në zemër, edhe në tru, si rrjedhim ky është shkak shumë i njohur i vdekjes dhe heparina është përdorur prej dekadash,”- përfundoi ai.

Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19,  dy prej tyre personel mjekësor. Harta e të prekurve u zgjerua me 6 raste në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment