Bota

Shpresë për njerëzimin/ Kompanitë bioteknike ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’: Vaksina anti-Covid gati deri në nëntor

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur  CEO i BioNTech dhe bashkëthemeluesi Ugur Sahin, ditën e sotme ku është shprehur se vaksina që po zhvillohet në këto kompani është perfekte.
Featured image of article: Shpresë për njerëzimin/ Kompanitë bioteknike ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’: Vaksina anti-Covid gati deri në nëntor Foto Ilustruese

Kompania ‘Pfizer dhe BioNTech’ janë të bindura se mund të kenë një vaksinë kundër koronaviruit nga mesi i tetorit ose fillimi i nëntorit. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur  CEO i BioNTech dhe bashkëthemeluesi Ugur Sahin, ditën e sotme ku është shprehur se vaksina që po zhvillohet në këto kompani është perfekte.

“Unë e konsideroj këtë vaksinë  gati të përsosur,”– tha Sahin në një intervistë ekskluzive për CNN.

Gjigandi amerikan i ilaçeve ‘Pfizer’ dhe firma gjermane ‘BioNTech’ thonë se ata planifikojnë të sigurojnë 100 milionë doza të vaksinës, BNT162, deri në fund të vitit dhe deri në 1.3 miliardë doza në vitin 2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në korrik, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA dhe Departamenti i Mbrojtjes njoftoi një marrëveshje prej 1.95 miliardë dollarësh me Pfizer për të prodhuar 100 milionë doza të vaksinës Covid-19. Marrëveshja gjithashtu lejon qeverinë e SHBA të marrë një shtesë prej 500 milionë dozash.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment