Rajoni

Shpresë në Itali! Dikur Kisha e Bergamos ishte mbushur në çdo cep me arkivolë, PAMJET sot, si është situata me COVID-19

FOTO
Ka qënë kryebashkiaku i Bergamos Giorgio Gori, ai që ka publikuar fotot nga brenda kishës duke falenderuar të gjithë qytetarët për sakrificën e tyre.
Featured image of article: Shpresë në Itali! Dikur Kisha e Bergamos ishte mbushur në çdo cep me arkivolë, PAMJET sot, si është situata me COVID-19 Pamje nga kisha

ITALI– Pas ‘luftës’ me koronavirusin, më në fund lajme të mira po vijnë nga Italia. Ksiha në qytetin e Bergamos, e cila disa javë më parë ishte e mbushur në çdo cep me arkivolë, më në fund është boshatisur.

Ka qënë kryebashkiaku i Bergamos Giorgio Gori, ai që ka publikuar fotot nga brenda kishës duke falenderuar të gjithë qytetarët për sakrificën e tyre.

“Lajmi që mund t’ju jap sot është pozitiv. Në këto javë ka pasur një rënie të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Imazhi i kishës na jep idenë se kemi kaluar fazën më të vështirë dhe mund të vazhdojmë të kemi shpresë,“-shkruan ai krahas fotove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia ishtë vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë duke mbajtur edhe vendin e dytë në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 24,114 persona dhe përllogariten qindra mijë të infektuar. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment