LIVE UPDATES
Bota

Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

5 Dhjetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Shpresa e bizneseve te Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Bashkim Osmani, pronar i kompanisë “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve në Kosovë, thotë se miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, edhe pse shumë i vonuar, pritet të ndihmojë në rimëkëmbjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Kompania “Laberion”, për shkak të masave kufizuese për parandalimin e pandemisë, ka zvogëluar kapacitetet prodhues për 20 për qind, por që nuk ka larguar asnjë punëtorë nga puna.

Me përfitimet eventuale nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, Osmani thotë se do kujdeset për kushtet dhe pagat e punëtorëve. Numri i punëtorëve të rregullt në këtë kompani është 76, kurse 70 të tjerë punojnë gjatë sezonit të verës.

“Për mua punëtorët e kanë rolin kryesor dhe jo kompanitë. Unë prioritet apo kujdes të veçantë i kam punëtorët, mundohem që të krijoj favore, benificione në mënyrë që t’i motivoj për punë. Kështu që miratimi i projektligjit do më ndihmoj në këtë aspekt”, thotë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka arritur të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës, pas propozimit të disa amendamenteve nga Partia Demokratike e Kosovës, si kusht për të votuar projektligjin, me të cilat janë arritur votat e nevojshme për miratim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rreth 600 milionë euro arrin vlera financiare e këtij projektligji, me të cilën shumë do të përkrahen bizneset dhe qytetarët.

Cilat do të jenë përfitimet?

Një ndër propozimet e reja në kuadër të projektligjit është themelimi i një granti prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Këto mjete janë në kuadër të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

Këto mjete do t’iu shpërndahen të gjitha bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara nga ana e një komisioni të posaçëm, i cili do të themelohet ekskluzivisht për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij projektligji, të gjithë punëtorët që kanë humbur vendin e punës për shkak të ndikimit të pandemisë do të paguhen nga Qeveria e Kosovës me nga 300 euro për periudhën tetor-dhjetor 2020.

Edhe kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas projektligjit, deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga kontributpaguesi, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Projektligji ka paraparë që lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore në Kosovë, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit, të lirohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Përveç këtyre, në këtë projektligj, parashihet që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind.

Po ashtu, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Për bizneset që nuk arrijnë të bëjnë pagesën e deklaratës tatimore, nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, me kusht që pagesa të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021.

Rukiqi: Këto mjete lehtësojnë gjendjen financiare të bizneseve

Bashkim Osmani nga kompania “Laberion” thotë se ndihma financiare e qeverisë për bizneset prapë kthehet te qeveria.

“Çfarëdo ndihme për bizneset është e mirëseardhur për shkak se ato në mënyrë indirekte kthehen te qeveria sepse paguhen taksat, paguhen obligimet tjera. Por, duhet të jetë e menaxhuar në mënyrë adekuate dhe mënyrë profesionale”, shprehet Osmani.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se miratimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike sjell favore për bizneset dhe lehtëson gjendjen financiare të tyre, duke shtuar se në këtë projektligj janë futur edhe kërkesat e komunitetit të biznesit.

“Amendamentet e kanë pasuruar ligjin dhe janë shumë të rëndësishme për financim të bizneseve. Për këtë çështje edhe Partia Demokratike e Kosovës, edhe deputetë të pozitës që janë në Komisionin për buxhet dhe financa në Kuvendin e Kosovës, por edhe gjatë konsultimeve me qeverinë, pak a shumë kërkesat tona i kanë paraqitur në projektligj”, tha Rukiqi.

Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese tashmë për një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare, thuhet në një komunikatë për media të Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Edhe Aleanca Kosovare e Biznesit, pas miratimit të projektligjit ka thënë se “kjo është mbështetja më e madhe për të ngritur mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Komuniteti i biznesit kërkon sa më shpejtë të fillojë zbatimi i projektligjit, duke mos humbur më kohë, pasi sipas tyre, kjo po i kushton mjaft shumë bizneseve të vendit.

Kur mund të hyjë në fuqi Projektligji për rimëkëmbje ekonomike?

Sipas Kushtetutës së Republikës se Kosovës, projektligji i miratuar nga kuvendi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga presidenti i Republikës së Kosovës tetë ditë pasi të ketë marrë ligjin. Nëse presidenti gjatë kësaj periudhe nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e presidentit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, në vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kosove

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2020, 11:14

BRITANI E MADHE– Danyal Sajid është një 21-vjeçar britanik, i cili është zbuluar nga mediat, duke dhënë dokumente false që njerëzit të vërtetonin s...

Bota 5 Dhjetor 2020, 10:05

SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka folur për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në Amerikë. Sipas BBC, në një intervistë të dhënë Biden ka thënë se nuk do ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni