Aktualitet

FOTOT/ Skandali në Shijak, kryebashkiaku Arbana rikthen në detyrë nënkryetaren e dënuar për kontrabandë dhe falsifikim të formularit të dekriminalizimit

Shpresa Domi nuk kishte deklaruar një dënim për kontrabandë në vitin 2006. Prokuroria e zbuloi fshehjen dhe e çoi çështjen në Gjykatë për tu dënuar me 6 muaj burg. Me pranimin e dënimit iu ulën 2 muaj, por në Gjykatën e Apelit, dënimi u konvertua në 60 ditë punë komunitare në Bashkinë e Durrësit.
Featured image of article: FOTOT/ Skandali në Shijak, kryebashkiaku Arbana rikthen në detyrë nënkryetaren e dënuar për kontrabandë dhe falsifikim të formularit të dekriminalizimit Shpresa Domi dhe Elton Arbana

SHIJAK- Në këto foto, të publikuara të premten, nuk ka vetëm propagandë. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke reklamuar punën e tij, ka bërë publik një shkelje ligjore që mund t’i kushtojë, jo vetëm karrierën.

Bashkë me Arbanën në foto shfaqet Shpresa Domi, një emër jo i panjohur për publikun po as për pozicionin e nënënkryetares së Bashkisë së Shijakut. Ajo është emëruar aktualisht në detyrë, por nuk e ka për herë të parë. Domi ka qenë nënkryetare e Bashkisë deri në 2 korrik 2018, kur ish-kryetari e pushoi nga puna.

Shkarkimi ndodhi për shkak të ligjit rë dekriminalizimit. Domi nuk kishte deklaruar një dënim për kontrabandë në vitin 2006. Prokuroria e zbuloi fshehjen dhe e çoi çështjen në Gjykatë për tu dënuar me 6 muaj burg. Me pranimin e dënimit iu ulën 2 muaj, por në Gjykatën e Apelit, dënimi u konvertua në 60 ditë punë komunitare në Bashkinë e Durrësit.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Kokomani, është detyruar nga departamenti u administratës publike (DAP) me një shkrese të 19 qershorit 2018 ta largojë nënkryetaren.  Në fillim, i ka kërkuar dorëheqjen, por, pasi Domi nuk pranoi, e shkarkoi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pa kaluar ende 2 vjet nga shkarkimi, i kërkuar nga DAP dhe i ekzekutuar nga Kokomani, Elton Arbana e ka kthyer në detyrë, megjithëse shkresën e shkarkimit e ka në dosjet e Bashkisë.

Postimi i Elton Arbanës

Riemërimi në detyrë pasi vetëm 4 vjet më parë është dënuar me vendim të formës së prerë, për një shkelje të konstartuar nga Prokuroria, të konfirmuar nga Gjykata dhe DAP, është shpërdorim detyre.

Postimi i Elton Arbanës

Elton Arbana, duke tentuar të rehabilitojë Shpresa Domin, ka ekspozuar veten para ligjit. Gjithmonë nëse Prokuroria nuk është në karantinë.

Postimi i Elton Arbanës

(Dosja.al)

Shto Koment