Politike

Meta thirrje për dialog: Këmbanat e alarmit po bien, shpopullimi i vendit është ‘rreziku i vërtetë rus’

Në një reagim në Facebook, teksa ka shpërndarë një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që parashikon tkurrjen e popullësisë së Shqipërisë, Presidenti shkruan se këmbanat e alarmit po bien.
Featured image of article: Meta thirrje për dialog: Këmbanat e alarmit po bien, shpopullimi i vendit është ‘rreziku i vërtetë rus’ Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish sot në lidhje me plagën e Shqipërisë, shpopullimi i vendit. Në një reagim në Facebook, teksa ka shpërndarë një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që parashikon tkurrjen e popullësisë së Shqipërisë, Presidenti shkruan se këmbanat e alarmit po bien.

Më tej në reagimin e tij, Kreu i Shtetit shton se 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane dhe koha për përmbushen e tyre është tani. Po ashtu ai ka ironizuar dhe akuzat e Partisë Socialiste për Lulzim Bashën dhe lidhjet e tij me lobimin rus, çështje që gjykata tashmë e ka pushuar.

Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!”, shkruan Ilir Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment