KRYESORET
Aktualitet

‘Shpirti’/SPAK çon për gjykim çështjen për 31 persona, mes tyre ish-drejtues policie

30 Dhjetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
‘Shpirti’/SPAK çon për gjykim çështjen

TIRANË – SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj 31 të pandehurve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Shpirti’, ku ranë në pranga 38 persona, mes të cilëve edhe Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë, nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur) Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, Maksim Sota, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim ndërkombëtar është bërë i mundur në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme kiundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë. Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’  në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit,  të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro. Ky hetim eshtë vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të suksesshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë, për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!