Showbiz

“Shpirti im binjak”, Young Zerka pendohet që e ‘tradhëtoi’ me bjonden seksi, i bën dedikimin e ëmbël Ronela Hajatit

Këngëtari Young Zerka pranon më në fund se shpirti i tij binjak është këngëtarja Ronela Hajati.
Featured image of article: “Shpirti im binjak”, Young Zerka pendohet që e ‘tradhëtoi’ me bjonden seksi, i bën dedikimin e ëmbël Ronela Hajatit Young Zerka dhe Ronela Hajati

Së fundmi çifti Young Zerka, Ronela Hajati janë në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë.

Çifti me veprimet dhe mesazhet e koduara na kanë lënë  të kuptohet se po jetojnë një romancë, por kanë qenë disa foto të Young Zerkës me një bjonde të publikuara në media që kanë ngritur dyshimet se dyshja i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Këngëtari i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” ka habitur të gjithë kur ka pranuar se shpirti i tij binjak është Ronala Hajati. Kaq ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se çifti vazhdojnë të jenë bashkë.

Zerka krahas shumë lojrave në emision ka luajtur dhe lojën “Paintball”, ku këngëtari u përball me disa nga fotot e kolegëve të tij që do i zgjidhte për pyetje të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ndër pyetjet që Zerkën  e vuri në siklet ishte nga kolegia e tij Anxhela Peristeri: “Cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak?”

Pa u menduar shumë Zerka mes disa kolegeve femra zgjodhi Ronelën duke mos e komentuar më tej gjestin e tij të ëmbël ndaj këngëtares.

(D.k/dosja.al)

Shto Koment