Showbiz

‘Shpirti im binjak’, Jona Saphiu publikon videon me momentet romantike pranë bashkëshortit(Video)

Në përvjetorin e lidhjes së tyre, Jona Spahiu poston videon me momente nga fillimi i lidhjes së tyre.
Featured image of article: ‘Shpirti im binjak’, Jona Saphiu publikon videon me momentet romantike pranë bashkëshortit(Video) Jona Spahiu me familjen.

Jona Spahiu dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin e kaluar. Vetëm pak muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre, Raiden dhe prej atëherë Jona i është përkushtuar atij dhe projektit të ri, kanalit të saj në Youtube duke ndarë me ndjekësit çdo gjë.

Ndërsa në 1-vjetorin e martesës, Jona ka vendosur ta urojë partnerin me një video me momentet e tyre romantike dhe një urim special.

“Nga videoja e parë, në videon e fundit nuk është shtuar vetëm Raiden, por edhe dashuria që kam për ty. Gëzuar përvjetorin shpirti im binjak”, -ka shkruar Jona përkrah videos, ku shfaqet ajo dhe Frenkli në fillimet e lidhjes.

L.K/Dosja.al

Shto Koment