Politike

“Shpifës, shpifës”/ Plas keq mes Markut dhe Bollinos në studio, botuesi: Do ju hedh në gjyq! Pedagogu: Pse prekesh ti…

Në momentin që Marku i tha Bollinos se ai kishte marrë lekë nga qeveria, botuesi iu kthye keq, duke e qujtur shpifës shumë herë dhe duke i thënë se do e hidhte në gjyq.
Featured image of article: “Shpifës, shpifës”/ Plas keq mes Markut dhe Bollinos në studio, botuesi: Do ju hedh në gjyq! Pedagogu: Pse prekesh ti… Mark Marku dhe Carlo Bollino

TIRANË– Botuesi Carlo Bollino dhe pedagogu Mark Marku janë përplasur keq mbrëmjen e sotme. Teksa po diskutonin në emisionin “Open”, në lidhje me shanset që ka Lulzim Basha të bëhet kryeministër, Marku dhe Bollino debatuan për tenderat.

Në momentin që Marku i tha Bollinos se ai kishte marrë lekë nga qeveria, botuesi iu kthye keq, duke e qujtur shpifës shumë herë dhe duke i thënë se do e hidhte në gjyq.

Pjesë nga debati:

Marku: Basha ka shanse sepse qytetarët nuk kanë asnjë arsye për të votuar Ramën. Pse duhet votuar Rama nuk gjen asnjë arsye as Carlo Bolino.

Bolino: Ju bëni propagandë. Pedagog që e keni kthyer departamentin e gazetarisë në qendër anëtarësimesh në PD.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marku: Abuzoni me fondet e shqiptarëve, por jo me intelektin.

Bolino: Pedagog shpifës. Dekan shpifës. Do ju hedh në gjyq.

Marku: A keni emër. Flisni kur ju thirret emri. E thashë në përgjithësi, pse prekesh ti.

Bolino: Unë nuk marr para si kunati i Bashës nga oligarkët. Djali i Sali Berishës merr miliona çdo ditë nga oligarkët. Jeni një shpifës. Si intelektual nuk mund të bëni një analizë pa bërë shpifje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment