Aktualitet

I masakruan motrën në Francë, vëllai i burgosur tenton për herë të dytë vetëvrasjen, rrëfimi nga qelia

Shpëtim Kovaçi tenton sërish të vrasë veten, këtë herë pi detergjent.
Featured image of article: I masakruan motrën në Francë, vëllai i burgosur tenton për herë të dytë vetëvrasjen, rrëfimi nga qelia Brunilda Kovaçi

Berat- Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e masakruar në Francë, ka tentuar sërish që të vrasë veten brenda burgut të Beratit, duke pirë një sasi të konsiderueshme “detergjenti”. Ai është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij, është transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Fatmirësisht ai ka shpëtuar pas ndihmës së dhënë në spital. Mësohet se Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37-vjeçares.  Ai ka deklaruar se e motra ishte i vetmi person që kujdesej për familjen dhe dërgonte para që të ushqeheshin.

Dy ditë më parë ai tentoi të vriste veten. Dosja.al raportoi se Kovaçi tentoi të priste damarët e fytit me briskun e rrojes. Ai u gjet i gjakosur në qeli nga gardianët dhe menjëherë u dërgua në spital.

Trupi i 37-vjeçarjes Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një park në Kanë të Francës ka mbërritur në atdhe, në qytetin e saj, në Berat. Mes lotësh nëna e saj i ka bërë apel shtetit që të lejojë dy djemtë e saj të burgosur që marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të së motrës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment