Bota

Shpërthimi tragjik në Liban/ Shkon në 113 numri i viktimave, presidenti Libanez: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie

Përpara mbledhjes me kabinetin Presidenti u ka siguruar qytetarëve se ngjarja do të hetohet dhe fajtorët do të marrin ndëshkimin e duhur.
Featured image of article: Shpërthimi tragjik në Liban/ Shkon në 113 numri i viktimave, presidenti Libanez: Të gjithë përgjegjësit arrest shtëpie Presidenti  i vendit Michel Aoun.

LIBAN– Ka shkuar në 113 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit  të fuqishëm pasditen e djeshme.

Ndërsa sa i përket kësaj ngjarje të rëndë Presidenti  i vendit Michel Aoun, u shpreh se autoritetet janë të vendosur për të hetuar sa më shpejt ngjarjen që ndodhi dje,  për të gjetur përgjegjësit dhe personat e papërgjegjshëm në këtë situatë.

Sipas mediave të huaja është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.

Më tej në  mesazhin e tij, përpara mbledhjes me kabinetin,  ai u ka siguruar qytetarëve se ngjarja do të hetohet dhe fajtorët do të marrin ndëshkimin e duhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani  të paktën 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan me orë të tëra nën rrënoja dhe hetuesit  theksuan se neglizhenca ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Shto Koment