Bota

Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez/ Një shtetas francez vdes dhe plagosen 24 të tjerë

Në Liban mësohet se ka vdekur edhe një shtetas francez si dhe janë plagosur 24 të tjerë nga shpërthimi tragjik i së martës.
Featured image of article: Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez/ Një shtetas francez vdes dhe plagosen 24 të tjerë Pamjet pas shperthimit ne Bejrut.

LIBAN– Shpërthimi në Bejrut ishte tragjik, ku deri më tani mësohet se kanë vdekur 137 persona dhe janë plagosur mbi 5 mijë të tjerë. Mes tyre mësohet se është edhe një shtetas francez që ka vdekur dhe 24 të tjerë janë plagosur.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Jashtme e Francës. Por viktima është një arkitekt francez, i cili është indentifikuar si Jean-Marc Bonfils, tha Jean-Baptiste Lemoyne për mediat franceze, shkruan CNN.

Por mësohet se në shtetin libanez jetojnë rreth 25 mijë qytetarë francezë. Autoritetet vendase bëjnë me dije se mund të ketë edhe më shumë viktima apo të palgosur sesa është raportuar.

Theksojmë se sipas raporteve kanë ndërruar jetë 137 persona dhe janë lënduar rreth 5 mijë persona nga shpërthimi i fuqishëm në portin detar të Bejrunit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E teksa kanë kaluar dy ditë nga shpërthimi autoritetet libaneze vijojnë hetimet rreth ngjarjes tragjike teksa thuhet se disa lëndë plasëse të konfiskuara kanë shkaktuar shpërthimin e fortë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment