Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut, nuk ka më asnjë person të mbijetuar nën rrënoja

Pas kërkimeve të gjata nën rrënoja një muaj pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, raportohet se nuk ka më asnjë të mbijetuar poshtë ndërtesave të shkatërruara.
Featured image of article: Shpërthimi tragjik në Bejrut, nuk ka më asnjë person të mbijetuar nën rrënoja Pamjet pas shperthimit tragjik ne Bejrut.

LIBAN– Në një kohë që kanë kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi tragjik në Bjerut të Libanit ekipet e kërkim-shpëtimit që gërmuan nën rrënojat Bejrut thonë se nuk kanë zbuluar shenja jete pasi kërkuan për një të mbijetuar të mundshëm.

Nga shpërthimi i 3 mijë tonë nitrat amoniumi vdiqën rreth 200 njerëz dhe mbetën të plagosur 6000 të tjerë dhe la rreth 300 000 të pastrehë.

Kujtojmë se shpërthimi shkatërroi pjesën më të madhe të zonës bregdetare lindore të Bejrutit. Ekipet e shpëtimit të enjten filluan kërkimet për një të mbijetuar të mundshëm në zonën Mar Mikhael pranë epiqendrës së shpërthimit pasi zbuluan lëvizjen thellë brenda mbeturinave të mërkurën.

Dyshimet se një person tjetër mund të ketë mbijetuar nga shpërthimi u bë një dritë jeshile në qytetin rrafshuar. Por shpresat u shuan kur ekipi kilian që drejtoi përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit tha se askush nuk është gjallë nën rrënoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të keq, sot, ne mund të themi se nuk ka asnjë shenjë jete brenda ndërtesës.”- deklaroi Francisco Lermanda, kreu i ekipit të shpëtimit kilian të Topos.

Burimi: rmf24

A.C/Dosja.al

Shto Koment