Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Macron: Komuniteti ndërkombëtar të veprojë shpejt

Në këtë Samit të ndërkombëtarëve kanë marrë pjesë shumë lider, nga presidenti amerikan, Donald Trump deri tek Emiri i Katarit, Sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani.
Featured image of article: Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Macron: Komuniteti ndërkombëtar të veprojë shpejt Presidenti francez, Emmanuel Macron

FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje ditën e sotme komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejt për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit tragjik ku  mbetën të vdekur 158 të vdekur dhe mbi 6 mijë të plagosur.

“Është e nevojshme të veprojmë shpejt dhe në mënyrë të efektshme, në mënyrë që kjo ndihmë të shkojë drejtpërdrejt dhe në mënyrë transparente në terren, te popullata.”- u shpreh ai gjatë fjalës së tij në hapje të konferencës me udhëheqësit ndërkombëtarë për të ndihmuar Libanin.

Në këtë Samit të ndërkombëtarëve kanë marrë pjesë shumë lider, nga presidenti amerikan, Donald Trump deri tek Emiri i Katarit, Sheiku Tamim ben Hamad Al-Thani.

Pesëmbëdhjetë krerët e shteteve dhe qeverive u mblodhën në këtë samit përmes një videokonference, me qëllim mobilizimin e ndihmës urgjente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi më 4  gusht në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 158 viktima  dhe mbi 6 mijë të plagosur. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se vijojnë hetimet për ngjarjen ndërsa në kryeqytet kanë nisur protesta të dhunshme kundër qeverisë.

Burimi: CNN

 A.C/Dosja.al

Shto Koment