Bota

Shpërthimi që la pas 135 viktima, lihen në arrest shtëpie disa zyrtarë të portit në Bejrut, akuzohen për neglizhencë

Mësohet se zyrtarët, të cilët nuk janë identifikuar nga mediat vendase, janë lënë në arrest shtëpie.
Featured image of article: Shpërthimi që la pas 135 viktima, lihen në arrest shtëpie disa zyrtarë të portit në Bejrut, akuzohen për neglizhencë Foto nga Beiruti

LIBAN– Disa zyrtarë, punonjës të portit në Bejrut ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe la pas të paktën 135 viktima, janë vënë në pranga.

Mësohet se zyrtarët, të cilët nuk janë identifikuar nga mediat vendase, janë lënë në arrest shtëpie.

Ata akuzohen se kanë treguar neglizhencë në detyrën që u është ngarkuar, duke bërë kështu që të shpërthente ngarkesa e ruajtur prej 2.750 ton nitrat amoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lënda ruhej në një depo për plot gjashtë vite, në një mënyrë të pasigurt.

Mbi katër mijë persona u plagosën dhe qindra mijëra ndërtesa janë rrënuar. Ndërkohë kërkimet vijojnë ende, sepse nën rrënoja ndodhen edhe të tjerë persona. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment