Aktualitet

Shpërthimi në Skrapar, flet shefi i zjarrfikëses: Dyshojmë se brenda fabrikës kishte lëndë djegëse, zjarri është nën kontroll

VIDEO
Vasfi Osmani, tha gjatë komunikimit me gazetaren Xhilda Kondi se rrezikoheshin edhe banesa e sidomos nën stacioni elektrik, por banorët u evakuan dhe u morën masa për mos rrezikimin e nënstacionit. Ai tha gjithashtu se momentalisht ka dyshime që brenda fasonerisë të ketë pasur lëndë djegëse, ndërsa bëri me dije se zjarri është vënë nën kontroll.
Featured image of article: Shpërthimi në Skrapar, flet shefi i zjarrfikëses: Dyshojmë se brenda fabrikës kishte lëndë djegëse, zjarri është nën kontroll Shefi i zjarrfikeses Vasfi Osmani

SKRAPAR– Shefi i zjarrfikëses në Skrapar, Vasfi Osmani ka folur pas shpërthimit të fasonerisë pasditen e sotme. Në një prononcim për Fax News, Osmani tha se punëtorët nuk kanë qenë në orar pune në ato momente dhe se i pranishëm ka qenë vetëm roja i objektit kur ka shpërthyer zjarri.

Vasfi Osmani, tha gjatë komunikimit me gazetaren Xhilda Kondi se rrezikoheshin edhe banesa e sidomos nën stacioni elektrik, por banorët u evakuan dhe u morën masa për mos rrezikimin e nënstacionit. Ai tha gjithashtu se momentalisht ka dyshime që brenda fasonerisë të ketë pasur lëndë djegëse, ndërsa bëri me dije se zjarri është vënë nën kontroll.

Me dy automjetet dhe me gjithë punonjësit u mobilizuam sapo shikuam flakët e zjarrit. Në këto momente zjarri është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të tij. Më problematike ishte gjendja në nën stacionin elektrik ku puna jonë fillimisht u fokusua aty dhe më pas u angazhuam në vendin e ngjarjes. Banorët përkohësisht që janë afër janë larguar. Ka qenë shpërthim i menjëhershëm, nuk kam një version tani, por dyshojmë për shkëndijë elektrike. Ishte mbyllur orari i punës, ka qenë vetëm roja. Mund të ketë pasur brenda edhe lëndë djegëse,”– tha Osmani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fabrika e këpucëve shpërtheu pasditen e sotme duke lënë pas dëme të shumta materiale. Nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment