Bota

Shpërthimi në Liban/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, ajri toksik mund të…

Hamad Hasan ka thënë për mediat e huaja se materiale të rrezikshme të shpërndara në ajër dhe mund të shkaktojnë një efekte afatgjata tek njerëzit.
Featured image of article: Shpërthimi në Liban/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Largohuni nga vendi, ajri toksik mund të…

LIBAN-Ministri i Shëndetësisë libaneze, Hamad Hasan u ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga vendi pasi situata është tepër shqetësuese pas shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme.

Hasan ka thënë për mediat e huaja se materiale të rrezikshme të shpërndara në ajër dhe mund të shkaktojnë një efekte afatgjata tek njerëzit.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:theguardian.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment